LAJMI I FUNDIT:

Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, thotë Zelensky

Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, thotë Zelensky

Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Lajm i mirë nga ministri [i Mbrojtjes] Umerov. Abrams janë tashmë në Ukrainë dhe po përgatiten për të përforcuar brigadat tona”, citohet të ketë thënë ai në aplikacionin e mesazheve Telegram, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha javën e kaluar se tanket e para të SHBA-së Abrams do të dorëzoheshin në Ukrainë këtë javë.

Zelensky takohet me Kissingerin në SHBA - si ishte kundër Ukrainës në NATO dhe si ndryshoi mendje ish-diplomati i shquar amerikan
Lexo po ashtu Zelensky takohet me Kissingerin në SHBA - si ishte kundër Ukrainës në NATO dhe si ndryshoi mendje ish-diplomati i shquar amerikan

Ndryshe, gjatë një fjalimi të natës vonë, ai kishte vlerësuar se kishte pasur një “javë produktive” për Ukrainën.

“Ekziston një vendim historik i SHBA-së për të prodhuar së bashku armë dhe sisteme mbrojtëse”, ka theksuar ai.

Ai vazhdoi duke thënë se vendi kishte një “perspektivë të qartë” që do të parandalonte përsëritjen e agresionit rus.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Rusia nisi një sulm ajror gjatë natës në Odesa. /Telegrafi/