Shoqata shqiptaro-zvicerane swissalbs ka shpallur fituesin e çmimit të lakmuar të sipërmarrësit për vitin 2023.
Bëhet fjalë për Kristian Kabashin, bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të startup-it të suksesshëm FinTech Numarics.
Çmimi u dorëzua nga një juri prominente, ku bënin pjesë: themeluesi i BRACK.CH, Roland Brack, deputeti federal, Andri Silberschmidt dhe bashkëthemeluesja e elleXX Nadine Jürgensen, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua si pjesë e Ballos së Sipërmarrësve të Zvicrës më 23 shtator në Shtëpinë e Kongreseve të Cyrihut, me vende tërësisht të shitura që më parë.
Çmimi i Sipërmarrjes Swissalbs shpërblen arritjet e jashtëzakonshme sipërmarrëse, afirmon forcën inovative të komunitetit shqiptar dhe shërben si frymëzim për të gjithë komunitetin e swissalbs.
Kristian Kabashi, i përzgjedhur për shkak të arritjeve të tij të jashtëzakonshme, u zgjodh nga një juri e klasit të lartë e përbërë nga personalitete si Roland Brack, themelues i BRACK.CH, Nadine Jürgensen, bashkëthemeluese e elleXX, Andri Silberschmidt, Këshilltar Kombëtar i FDP-së, Vllaznim Xhiha, filantrop dhe sipërmarrës i njohur si dhe sipërmarrësi, Jeton Tolaj, CEO i Wirz AG Bauunternehmen.
Kristian Kabashi është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të Numarics, një startup modern FinTech që ofron një zgjidhje të shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse.
Kompania kombinon ekspertizën njerëzore me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh të ndryshme.
Që nga raundi më i fundit i financimit, banka kryesore e Zvicrës, UBS ka qenë investitori kryesor në kompaninë fintech me seli në Cyrih.
UBS ka bërë të ditur gjithashtu një partneritet strategjik me Numarics, që synon ofrimin e zgjidhjeve të integruara financiare dhe menaxhuese për SME-të për të reduktuar barrën e tyre administrative.
Çmimi i Kristian Kabashit me çmimin swissalbs Entrepreneur Award jo vetëm që njeh sukseset e tij të mëparshme, por edhe kontributin e tij të rëndësishëm në transformimin e sektorit financiar nëpërmjet teknologjive inovative dhe qasjes holistike, shkruan albinfo.ch.
Në fjalën e tij me rastin e marrjes së çmimit, Kristian Kabashi theksoi: “Jam thellësisht i nderuar dhe i frymëzuar që marr këtë çmim prestigjioz nga swissalbs. Nuk është vetëm një njohje e punës sonë të kaluar në Numarics, por gjithashtu një afirmim i faktit që shërbimet financiare mund të ridizajnohen në mënyra inovative për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve. Unë e ndaj këtë sukses me ekipin tim të përkushtuar në Numarics”.
“Kristian Kabashi dhe ekipi i tij në Numarics kanë dëshmuar se inovacioni dhe teknologjia mund të ndryshojnë në mënyrë të qëndrueshme sektorin financiar. Suksesi i tyre është një shembull frymëzues se si një qasje vizionare dhe zbatimi me pasion i saj mund të sjellë ndryshim të vërtetë në botën financiare”, thotë Përparim Avdili, bashkëthemelues dhe president i swissalbs.
Balloja e sipërmarrësve swissalbs, gjatë të cilës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, ofron një platformë interesante për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe eksplorimin e mundësive të reja të biznesit. Përveç çmimit të fituar nga Kristian Kabashi, aktiviteti përfshinte muzikë live, argëtim dhe fjalime frymëzuese nga figura të larta të biznesit dhe politikës zvicerane.
Swissalbs është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih, e themeluar në vitin 2018 nga Përparim Avdili, Bardhyl Coli, Arbela Statovci dhe Burim Hasani.
Shoqata organizon çdo vit një ngjarje të sipërmarrësve e cila mbledh së bashku sipërmarrës nga komuniteti zviceran.
Aktiviteti ofron një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe promovimin e mundësive të biznesit.
Ajo tërheq një gamë të gjerë të ftuarish, duke përfshirë themelues, sipërmarrës, investitorë, përfaqësues të rangut të lartë nga biznesi dhe politika, si dhe personalitete të famshme.
Gjatë ballos, sipërmarrësit e shquar në industri dhe fusha të ndryshme nderohen me çmimin vjetor të sipërmarrësit për sukseset e arritura.
Fituesit marrin njohje për arritjet e tyre sipërmarrëse dhe afirmohen si modele për të tjerët në komunitetin swissalbs.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje