LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Para një jave, Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në qytetin e Suharekës do të ndërtohet një stadium i ri i futbollit.

Këtë lajm i pari i MKRS-së e dha në Kuvendin e Kosovës, ku ka treguar se po presin që të caktohet lokacioni nga ana e kësaj komune si dhe projektin zbatues dhe më pas Qeveria e Kosovës do ta ndajë buxhetin për këtë projekt.


Sot pasi kaloi një javë, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka postuar në rrjetet sociale, planin e stadiumit dhe vendin ku është planifikuar të ndërtohet, duke shkruar se si komunë janë gati.

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
Lexo po ashtu Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

“Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin. Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siç theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht”.

“Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.  Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse”.

“Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera. Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit”, ka shkruar kryetari Bali Muharremaj.

Në Suharekë aktualisht janë dy klube futbollit, FC Ballkani dhe FC Suhareka.

Ballkani tashmë është kthyer në emër të futbollit kosovar, pas dy titujve të fituar dhe pjesëmarrjes dy herë radhazi në garat ndërkombëtare. Në anën tjetër Suhareka bën pjesën në Ligën e Parë dhe me investimet e bërë shihet si kandidat për tu ngjitur në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori