Bashkëthemeluesi i kompanisë vendore StarLabs, Darsej Rizaj tregon se platforma për menaxhimin e burimeve njerëzore “AveHR” është krijuar që t’iu shërbej të gjitha bizneseve, e në veçanti atyre start-up.
Rizaj në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thekson se ideja fillestare e kësaj platforme është që të bëhen partner me një kompani fillestare.
“Në fillim ideja ka qenë që të bëjmë diçka për vete, edhe kur kemi ardhur te pikat e finalizimit, atëherë kemi thënë se pse nuk po e bëjmë edhe për të tjerët. Kështu që strategjia dhe qëllimi i ‘AveHR’ është që të ofron një platformë të burimeve njerëzore, e cila është e menduar që për start-upe me qenë pa pagesë dhe është po ashtu e menduar edhe tregu i jashtëm, pra për ta zhvilluar këtë platformë për tregun e jashtëm sa më shumë që mundemi”, theksoi Rizaj.
Sipas tij, me anë të kësaj platforme ndihmohet biznesi start-up, deri në atë moment kur ka mundësi të bëjë pagesa.
“Ideja fillestare është që të bëhemi partner me një start-up dhe këtë e dimë më së miri, ku ne i kemi dy start-upe si StarLabs dhe Shkolla Digjitale, e që gjithmonë të mbetet në memorie personi, produkti ose kompania që të ka ndihmuar në fillimet e tua, pra ata bëhen ADN-ja e kompanisë”, tha ai.
“Me këtë logjikë është që të ndihmohet start-upi deri sa të vjen te ajo pikë ku pastaj ai biznes ka mundësi për të bërë pagesën”, shtoi Rizaj.
Rizaj pohon se “AveHR” shërben për të pasqyruar gjendjen e një kompanie.
“‘AveHR‘ së pari i nevojitet një zyrtari të burimeve njerëzore brenda një kompanie, që ia tregon një status komplet se sa e ka numrin e punëtorëve, sa prej tyre largohen e sa po vijnë brenda kompanisë, mund të gjeneron raporte që ta shikon gjendjen e kompanisë dhe kjo pastaj jep sinjale, ku në kohën e duhur je duke bërë diçka keq, pra e vëren trendin që punëtorët po të largohen atëherë nuk je duke bërë diçka mirë”, pohon ai.
“Gjithashtu të jep informata ku pastaj mund të jesh më proaktiv me punëtorët dhe kur ai i bën një apo dy vjet brenda kompanisë”, vijon bashkëthemeluesi i StarLabs.
Në këtë intervistë, Rizaj ka folur edhe për funksionet kryesore të “AveHR” dhe mundësitë e zgjerimit të kësaj platforme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje