Hapi i fundi drejt ëndrrës – Ballkani, Partizani dhe Struga duan grupet dhe milionat
Ballkani, Partizani dhe Struga vazhdojnë ëndrrën evropian, pasi iu ka mbetur vetëm edhe nga një pengesë për të kapur fazën e grupeve.
Të tri skuadrat shqiptare që janë edhe kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë prekur fazën play-off të Ligës së Konferencës.
Ju duhet që të marrin rezultatet e duhura në dy ndeshjet me vajtje-ardhje për të prekur fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.
Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ndeshet me Bate Borisovin e Bjellorusisë, pasi arriti ta mposht me rezultat të përgjithshëm 5-1 klubin Lincoln Reds Imps në fazën e tretë të eliminimit.
Kalimi në fazën e grupeve, do të ishte hera e dytë për Ballkanin, pasi e arriti edhe një vit më parë.
Në anën tjetër Partizani do të sfidojë Astanan e Kazakistanit, pasi të kuqtë fituan ndaj Vameiran me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Nga ana tjetër, Struga duhet të kalojë pengesën Breidablik nga Islanda.
Nëse Partizani dhe Struga ia arrin të futen në fazën e grupeve, do të jetë hera e parë për këto klubi që do të marrin pjesën në një fazë të tillë të garave evropiane.
Kualifikimi në fazën e grupeve vlen afërsisht 5 milionë euro për çdo klub.
Takimet e para do të zhvillohen të enjten e 24 gushtit, një javë më vonë (31 gusht) sfidat e kthimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oleksandr Usyk shfaq lëndimet që ka pësuar në duar nga grushtimi i Tyson Furyt
Zyrtare: Chelsea dhe Pochettino ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme
Lojtari i harruar i Arsenalit i cili u dëbua pasi ‘acaroi’ Artetën do të rikthehet në ekip
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251