LAJMI I FUNDIT:

Sali për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë: Njëri ndër fajtorët e pretenduar është shpërblyer

Sali për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë: Njëri ndër fajtorët e pretenduar është shpërblyer

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Alternativës, Bekim Sali thotë se Qeveria ka amnistuar kompaninë “Brako”, që ka ndërtuar spitalin e djegur modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona.

Sali thotë se edhe përkundër rekomandimeve të Revizionit në MSH, që mos të paguhet borxhi ndaj “Brako”, Qeveria ka vendosur që të paguaj të njëjtin.

“Siç e pamë dje, pasardhësi im, në korrik të vitit 2023, përmes Qeverisë së RMV-së, ka inicuar pagesën e borxhit ndaj kompanisë “Brako”, kjo edhe për kundër rekomandimeve të Revizionit të brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Me fjalë të tjera, njëri ndër fajtorët e pretenduar në emisionin “Vrasje në Tetovë”, është shpërblyer”.


“Përveç tyre, cila është përgjegjësia e kryeprokurorit Lubomir Jovevski, i cili në vend se ta adresojë fajtorin dhe të kërkojë fajtorë ndër ata që i kanë ndërtuar ato spitale modulare, ka ngritur padi për përgjegjësi sekondare, duke e anashkaluar përgjegjësinë themelore të kompanisë realizuese, e porositësve dhe e mbështetësve të kësaj kompanie? Edhe sa viktima duhet të ndodhin, edhe sa njerëz duhet të digjen në flakë që prokuroria të fillojë të merret me dënimin e fajtorëve?, tha Sali./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori