OpenAI, Google, të tjerët zotohen të vulosin përmbajtjen e inteligjencës artificiale për sigurinë, thotë Shtëpia e Bardhë
Kompanitë e inteligjencës artificiale përfshirë edhe OpenAI, Alphabet dhe Meta Platforms kanë bërë përkushtim vullnetar tek Shtëpia e Bardhë për të implementuar masa si vulosja e përmbajtjes së gjenerurar nga inteligjenca artificiale për të ndihmuar në bërjen e teknologjisë më të sigurt, njoftoi të premten presidenti Joe Biden.
“Këto përkushtime janë një hap premtues, por ne të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë”, tha Biden.
Në një event të Shtëpisë së Bardhë, Biden adresoi shqetësimet e tij për potencialin që inteligjenca artificiale ka që të përdoret për qëllime përçarëse, duke thënë “ne duhet të jemi sy hapur dhe vigjilent ndaj kërcënimeve nga teknologjitë në zhvillim” ndaj demokracisë të SHBA-ve, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Kompanitë – të cilat përfshijnë edhe Anthropic, Inflection, Amazon dhe Microsoft – u zotuan të testojnë plotësisht sistemet përpara se t’i lëshojnë ato dhe të shpërndajnë informacione se si të reduktohen rreziqet dhe të investohen në sigurinë kibernetike.
Ky veprim shihet si një fitore për përpjekjet e administratës Biden për rregullimin e teknologjisë e cila përjetoi një shpërthim në investim dhe popullaritet tek klientët.
“Ne mirëpresim lidershipin e presidentit në bashkimin e industrisë së teknologjisë për të hartuar hapa konkretë që do të ndihmojnë për ta bërë AI më të sigurt, më të sigurt dhe më të dobishme për publikun”, tha Microsoft në një postim në blog të premten.
Meqenëse inteligjenca artificiale gjeneruese, e cila përdor të dhëna për të krijuar përmbajtje të reja si proza me tingull njerëzor të ChatGPT-së, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar këtë vit, ligjvënësit në mbarë botën filluan të konsiderojnë se si të zbusin rreziqet e teknologjisë në zhvillim për sigurinë kombëtare dhe ekonominë.
Kongresi po shqyrton një projekt-ligj që do të kërkonte që reklamat politike të zbulojnë nëse inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar imazhe ose përmbajtje të tjera.
Si pjesë e përpjekjes, shtatë kompanitë u zotuan të zhvillojnë një sistem për të “vulosur” të gjitha format e përmbajtjes, nga teksti, imazhet, audiot, deri te videot e krijuara nga inteligjenca artificiale, në mënyrë që përdoruesit të dinë se kur është përdorur teknologjia.
Kjo vulosje, e ngulitur në përmbajtje në një mënyrë teknike, me sa duket do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të dallojnë imazhe ose audio të rreme që mund, të tregojnë dhunë që nuk ka ndodhur, të krijojnë një mashtrim më të mirë ose të shtrembërojnë një foto të një politikani për ta vënë personin në një pozitë jo të këndshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
Meta pushon nga puna pesë për qind të punëtorëve, shkarkohen ata me rezultate më të dobëta
Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime