LAJMI I FUNDIT:

Zhaklin Lekatari përfshihet në debatin e Luizit dhe Kiarës me Ronaldon: Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron

Zhaklin Lekatari përfshihet në debatin e Luizit dhe Kiarës me Ronaldon: Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron

Ditëve të fundit është ngjallur një debat në mes të fituesit të Big Brother VIP Albania 2 dhe dy ish-banorëve Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka.

Emisioni “Kepi i Vipave” nisi transmetimin fundjavën e kaluar nën moderimin e Kiarës, ndërsa Ronaldo dhe disa ish-banorë të tjerë të BBVA janë konkurrent pjesëmarrës.


Por, ajo që mori vëmendje ishte një deklaratë pikërisht e Ronaldos, i cili tha se emisioni dukej të moderohej nga ai dhe jo Kiara.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kjo bëri që të kishte reagim si nga partneri i prezantueses, Luiz Ejlli dhe gjithashtu nga vet Kiara.

Luizi tha se do të donte të mbështeste Kiarën nga afër dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

Luizi tutje kërkoi nga Ronaldo që të shkonte dhe t’i merrte 5 mijë eurot që ia kishte premtuar gjatë kohës sa ishte në BBVA.

Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet
Lexo po ashtu Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet

Por, nuk mungoi edhe një kundërpërgjigje e Ronaldos, i cili përmes një video reagoi ndaj çiftit.

Për këtë reagim të tij, Ronaldo mori mbështetje edhe nga opinionistja Zhaklin Lekatari, e cila ka komentuar sipër videos.

Foto: Ronaldo Sharka/Instagram

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, ka shkruar Lekatari sipër videos së Ronaldos bashkangjitur me një emoji zemër.

Kujtojmë që gjatë kohës sa transmetohej BBVA 2, Zhaklina shpesh herë kishte debate të forta me Luizin dhe Kiarën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori