Ka përfunduar karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë”, ku janë dhuruar ekzaminime në vlerë prej 1.000.000 denarë
Karvani “ Shëndet për të gjithë” që mundësoi ekzaminime kardiovaskulare gratis për pensionistët përfundoi misionin e tij me vizitën e fundit në Krushevë. Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev ka vizituar gjithsej 11 qytete në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore, gjatë të cilave janë dhuruar ekzaminime që mbartin një vlerë prej mbi 1.000.000 denarë.
Realizimi i karvanit shëndetësor dhe kontrolleve falas ishin pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe Sindikatës së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Ato janë realizuar në terren në bashkëpunim me organizatat vendase për të mbuluar këtë kategori vulnerabël qytetarësh që nuk kanë mundësi të udhëtojnë apo të marrin këtë lloj shërbimi në nivel lokal.
Të gjithë pensionistët që janë regjistruar për ekzaminime falas kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratingull, kontroll të terapisë dhe konsultim për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ekzaminimet janë bërë nga mjeket tona specialiste Dr. Jasmina Zafirovska dhe Dr. Dashurie Neziri.
Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim për të rritur mundësitë dhe qasjen e ekzaminimeve specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore. Klinika Zhan Mitrev rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata të cilët nuk kanë mundësi për tu konsultuar me mjekun. Përveç ekzaminimeve, pensionistët morën këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!