LAJMI I FUNDIT:

Nesta: Shkarkimi i Maldinit është përtej çdo logjike

Nesta: Shkarkimi i Maldinit është përtej çdo logjike

Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta, ka kritikuar vendimin e drejtuesve për shkarkimin e Paolo Maldinit.

Drejtorët, Maldini dhe Ricky Massara u shkarkuan nga pronari i Milanit, Gerry Cardinale këtë javë pas një debati mes tyre në një mbledhje të mbajtur.

Shkarkimi i dy drejtuesve të cilët sollën yje te Rossonerët dhe titullin kampion pas më shumë se një dekade, ka marrë shumë kritika nga figura të njohura.


'Të destinuar të dështojnë', Ancelotti paralajmëron Milanin pas shkarkimit të Maldinit
Lexo po ashtu 'Të destinuar të dështojnë', Ancelotti paralajmëron Milanin pas shkarkimit të Maldinit

I fundit që ka kritikuar shkarkimin e legjendës së klubit, Maldini, është ish-bashkëlojtari i tij, italiani Nesta.

“Shkarkimi i Maldinit nga Milani? Nuk kam dëgjuar nga ai, ai do ta bëjë më vonë, por është një situatë jashtë çdo logjike”, ka thënë fillimisht Nesta për Sky Italia.

Maignan, Leao dhe The Hernandez – Tensione në kampin e Milanit pas shkarkimit të Maldinit
Lexo po ashtu Maignan, Leao dhe The Hernandez – Tensione në kampin e Milanit pas shkarkimit të Maldinit

“Pronarët e huaj janë të mirëpritur në Itali sepse sjellin para të reja, por duhet të studiojnë më mirë historinë e klubeve, të dinë se çfarë kanë fituar, çfarë përfaqësojnë personazhe të caktuara, çfarë duan njerëzit”.

“Për më tepër, Maldini e riktheu Milanin, në gjendje të egër, për të fituar Scudetton dhe për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve; ai ka një personalitet të fortë, pas gjithë këtyre viteve ai ende më mahnit, por ai nuk është kokëfortë dhe ai e tregoi këtë duke mos thënë asgjë për të”, përfundoi italiani. /Telegrafi/