LAJMI I FUNDIT:

Hakohet radioja lokale në Rusi, transmetohet fjalimi i rremë i Putinit: Ukrainasit kanë kaluar kufirin

Hakohet radioja lokale në Rusi, transmetohet fjalimi i rremë i Putinit: Ukrainasit kanë kaluar kufirin

Në rajonet Rostov, Belgorod dhe Voronezh në Rusi, një radio lokale transmetoi një fjalim të rremë të presidentit rus Vladimir Putin, duke u bërë thirrje rusëve të evakuohen në brendësi të vendit për shkak të sulmit të ushtrisë ukrainase, dhe duke shpallur një mobilizim të përgjithshëm.

Autoritetet lokale dhe Kremlini njoftuan se ishte një adresim i rrejshëm, transmeton Telegrafi.

“Rusë, bashkëqytetarë, vëllezër dhe motra. Sot në orën katër, trupat ukrainase, të armatosura nga blloku i NATO-s, me marrëveshje dhe me mbështetjen e Uashingtonit, pushtuan rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk. Rojet tona kufitare dhe forcat e armatosura u kundërpërgjigjën me guxim ndaj forcave superiore të agresorëve”, thuhej nw adresim.


U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo
Lexo po ashtu U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo

Gjithashtu u transmetua thirrja me të cilin banorët e rajoneve Kursk, Belgorod dhe Bryansk ftohen të evakuohen më thellë në vend.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se adresimi ishte e rremë dhe se radiostacioni ishte hakuar. Ai theksoi gjithashtu se është rikthyer kontrolli mbi transmetimin.

Autoritetet në rajone besojnë se qëllimi i adresimi të rremë ishte përhapja e panikut./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori