LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, bien poshtë uniformat partiake

Krasniqi i reagon PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, bien poshtë uniformat partiake

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët ditën e diel deklaruan se ky dikaster po ushtron presion dhe nënçmim ndaj dy kryetarëve të zgjedhur në Zubin Potok dhe Zveçan, për marrjen e detyrës.

Ministri Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur dhe se nuk kanë asnjë problem nga ana e Ministrisë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur. Në momentin që zgjidhen kryetarët aty biejnë poshtë këto uniformat partiake, edhe fillojnë me u trajtu në vija institucionale .Me katër kryetarët jemi taku vazhdimisht edhe jemi duke e koordinuar gjithë procesin”, është shprehur ai.


Krasniqi shtoi tutje se, janë në pritje të ftesës për mbajtjen e seancës dhe se do të vazhdojmë me përgjegjësit e tyre si Ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Krasniqi ritheksoi se nuk kanë asnjë problem si Ministri me Partinë Demokratike të Kosovës, por nëse dikush dëshiron të politizojë çdo segment, atëherë ai nuk ka çfarë të diskutojë.

“Ne jemi në koordinim me kryetarët dhe jo me partitë, janë disa procese që munden të bëhen publike dhe disa deri të koordinohen, por çdo gjë është brenda afateve ligjore. Prej pikëpamjeve të mia jo nuk ka probleme, nëse dikush dëshiron me politizu secilën segment nuk kam çfarë diskutoj më shumë”.

PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri
Lexo po ashtu PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri

Vlen të përmendet se ditën e diel, sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, akuzoi Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për presion ndaj kandidatëve.

Gjoshi kishte deklaruar se komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, ka thënë ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka marrë tashmë detyrën, ndërkaq për tre kryetarët tjerë ende nuk është bërë caktimi i seancës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori