LAJMI I FUNDIT:

Me një kapacitet prej 800 mijë besimtarësh, është drejt përfundimit xhamia e tretë më e madhe në botë

Me një kapacitet prej 800 mijë besimtarësh, është drejt përfundimit xhamia e tretë më e madhe në botë

Një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh në majë të një kodre 18 metra u zgjodh në mënyrë që xhamia të ishte e dukshme nga një distancë e largët

Në qytetin Bahria në Karachi të Pakistanit është është në ndërtim e sipër kompleksi i Xhamisë së Madhe, e cila kur të përfundojë do të jetë xhamia e tretë më e madhe në botë për nga kapaciteti dhe do të mund të strehojë 800 mijë besimtarë njëherësh.

Dizajni është një përzierje e arkitekturës mogule dhe persiane, transmetoi Anadolia, përcjell Telegrafi.


Kompleksi do të jetë i rrethuar nga kopshte të mëdha dhe me mure të harkuara në të katër anët.

Në haremin e xhamisë do të ketë shatërvanë dhe për t’i mbrojtur besimtarët nga dielli, oborri do të ketë çadra të automatizuara të ngjashme me dizajnin e Xhamisë së Profetit në Medine.

/Telegrafi/