LAJMI I FUNDIT:

Lukaku bën huqjen e vitit në ndeshjen ndaj Fiorentinës

Lukaku bën huqjen e vitit në ndeshjen ndaj Fiorentinës

Romelu Lukaku ka humbur një nga rastet më flagrante këtë sezon, në ndeshjen e Interit ndaj Fiorentinës në kuadër të Serie A.

Ylli belg ka qenë fajtor për disa dështime të jashtëzakonshme në karrierën e tij, por ai kundër Fiorentinës është për t’u përmendur gjithmonë.

Dukej e pashmangshme që belgu të shënonte kur Alessandro Bastoni doli përpara dhe dhuroi një asistim milimetrik vetëm tre metra larg portës.


Megjithatë, Lukaku ia doli të prishte fundin aq keq duke mos arritur ta devijoj mjaftueshëm topin dhe ta dërgoj në portën e zbrazët.

Topi i devijuar vetëm pak nga sulmuesi belg përfundoi jashtë.

Ky rast i humbur u bë edhe më i rëndë nga fakti se Fiorentina shënoi vetëm pak çaste më vonë për të marrë epërsinë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/