Bregdeti shqiptar dita ditës po bëhet më i sigurt për shkak të rritjes së numrit të vrojtuesve në plazh.
Kështu u shpreh për A2 CNN presidenti i e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Erdit Gega.
Sipas tij aktualisht Federata ka trajnuar 1,250 vrojtues plazhi, por nevojat aktualisht janë për mbi 2,500 të tillë.
“Janë vetëm 5 vjet që Federata funksion. Kemi trajnuar mbi 1250 trajnues plazhi. Nevoja është e madhe kemi nevojë për mbi 2500 vrojtues plazhi, numri i vrojtuesve për frymë në Shqipëri është më i vogël por jemi në hapat e parë dhe statistikat janë pozitive. Nëse trendi i turistëve rritet, tani po shkon drejt uljes së fataliteteve, ndryshe nga më parë. Ka institucione shtetërore që punësojnë vrojtuesit e plazhit. Baza ligjore nuk e toleron mos pasjen e vrojtuesit të plazhit”, tha Gega.
Sipas Gegës çdo vrojtues plazhi duhet të jetë i pajisur me mjete shpëtimi, ku rregulli kryesorë është humanizmi.
“Kur vrojtuesi ndodhet aty të gjithë i drejtohen atij, pasi është i trajnuar dhe certifikuar dhe reagon në momente të ndryshme. Duhet të ketë dylbi, kamerdare, mjete shpëtimi dhe të ndihmës së parë. Një vrojtues nuk mund të niset kurrë pa mjetin e tij. Është shumë e vështirë kur je përballë një njeriu që është duke u mbytur të luftosh pa një mjet shpëtimi. Vrojtuesit janë të trajnuar edhe për të fikëtin, debulesën, pickimet, djegia nga kandilet. Kursi është 100 orë mësimore dhe ka njohuri për bazën ligjore, teknikat e notimit, dyluftimit në ujë hidrometereologjinë dhe ndihmën e parë”, shtoi Gega.
“Por pavarësisht rritjes së ndjeshme të vrojtuesve, Shqipëria nuk e ka ende certifikatën blu që është e standardit më të lartë, për shkak të mos përmbushjes së kritereve. Flamuri blu është certifikata e standardit më të lartë. Katër kriteret kryesore për t’u pajisur me flamurin blu janë; pastërtia e ujit, plazhit, siguria për jetën dhe aksesi për të gjithë, ku aksesi t’u ofrohet edhe personave me aftësi të kufizuar. Shqipëria nuk e ka”, sqaroi presidenti i federatës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin