LAJMI I FUNDIT:

Po vazhdon rimëkëmbja e kriptovalutave: Bitcoin parashikohet të rritet deri në 50 mijë dollarë

Po vazhdon rimëkëmbja e kriptovalutave: Bitcoin parashikohet të rritet deri në 50 mijë dollarë

Po vazhdon rimëkëmbja e kriptomonedhave.

Rimëkëmbja e kriptomonedhave vazhdoi falë stabilizimit të tregut, qetësimit të lehtë të inflacionit dhe veçanërisht futjen e parave në ekonominë amerikane pas kolapsit të papritur të bankës Silicon Valley.


Falë kësaj dhe injektimit të 300 milionë dollarëve në ekonominë amerikane si pjesë e përgjigjes ndaj krizës bankare, Bitcoin vazhdoi me rimëkëmbjen dhe aktualisht ka vlerën prej 28,665 dollarëve.

Pas tij po rritet edhe Ethereum, i cili aktualisht po tregtohet me 1811 dollarë, raporton businesstoday.

Vlera e kriptomonedhave është rritur në mënyrë dramatike në dhjetë ditët e fundit pas vendimit të autoriteteve amerikane për të ndërhyrë dhe parandaluar humbjet e shkaktuara nga falimentimi i Silicon Valley Bank (SVB).

Kriptomonedha më e madhe Bitcoin, e cila për javë të tëra nuk mundi të stabilizohej ose të arrinte 25 mijë dollarë, tani po i afrohet 30 mijë dollarëve.

Disa ekspertë amerikanë të kriptomonedhës po parashikojnë rritje deri në 50,000 dollarë në vitin e ardhshëm.

Tregu i kriptove u trondit nga kolapsi më 10 mars i SVB, një huadhënës i madh për kompanitë e teknologjisë, pasi klientët e saj tërhoqën 42 miliardë dollarë depozita brenda një dite.

Bitcoin më pas ra në 19,694 dollarë.

Grupet legjislative në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ofrojnë gjithçka pas rënies së SVB.

Qeveria e Britanisë së Madhe ndërhyri dhe miratoi kompaninë financiare HSBC për të blerë një pjesë të operacioneve të bankës në këtë vend.

Në fillim të vitit 2023, vlera e Bitcoin ishte 17,000 dollarë, dhe vlera më e lartë e tij ishte 67,617 dollarë më 9 nëntor 2021. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori