LAJMI I FUNDIT:

Manchester United po shitet për një shumë rekorde

Manchester United po shitet për një shumë rekorde

Manchester United do të shitet për një tarifë rekorde – nëse Glazers pranojnë një nga ofertat e ardhshme për klubin.

Pronarët janë të sigurt se ofertat prej më shumë se shtatë miliardë euro do të vijnë përpara afatit të së mërkurës, që do të eklipsonte shumën e paguar nga Todd Boehly dhe partnerët e tij për Chelsean, pesë miliard euro.


United pret gjashtë oferta, të cilat do të ishin një baskëpunim i blerjes së plotë dhe investimit të pjesshëm.

Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij

Prej tyre, të paktën dy – oferta e Katarit e zbuluar nga Mail Sport dhe ajo e rivalit Sir Jim Ratcliffe, pritet të shkojnë përtej 5 miliardë eurove. Ofertat fillestare mendohet të kenë qenë më afër pesë  miliardë euro.

Ata të përfshirë në garë besojnë se një raund tjetër ofertash mund të realizohet përpara se të zgjidhet një blerës.

Ratcliffe për blerjen e Manchester United: Ju nuk dëshironi të paguani një çmim idiotesk
Lexo po ashtu Ratcliffe për blerjen e Manchester United: Ju nuk dëshironi të paguani një çmim idiotesk

Javën e kaluar, një delegacion nga oferta e Sheik Jassim bin Hamad al-Thani vizitoi Old Trafford dhe Carrington, për të shikuar gjendjen e kompleksit të klubit. Bisedimet vazhduan për më shumë se 10 orë dhe u përshkruan si pozitive.

Ndërsa vizita e Ratcliffe dhe grupit të tij ishte rreth tre orë më e shkurtër, kuptohet se ata kanë lënë përshtypje të mirë tek të përfshirët në këtë proces, i cili po drejtohet nga bankierët amerikanë Raine Group. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori