LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i frikshëm në Planet shtyu me arrogancë një person në palestër – vërshohet me komente negative

Njeriu më i frikshëm në Planet shtyu me arrogancë një person në palestër – vërshohet me komente negative

Martyn Ford, i quajtur Njeriu më i frikshëm në Planet, është përballur me një reagim të ashpër nga fansat pasi ka shtyrë me arrogancë një person në palestër.

Vitin e kaluar, ylli humbi një tarifë shtatëshifrore kur u detyrua të anulonte meçin e propozuar të boksit me Hulkun iranian, duke pretenduar se rivali i tij ishte keqinterpretuar nga menaxhmenti. Ai më vonë e etiketoi Sajad Gharibi si ‘delirantë’ dhe tha se rivali i tij nuk duhej të lejohej kurrë të luftonte pasi shpërtheu në lot në një nga konferencat e tyre për shtyp.


Ford ka vazhduar të stërvitet fort që atëherë, dhe rregullisht poston video mbresëlënëse në mediat e tij sociale. Por, klipi i tij i fundit, ku ai shtyn dikë në anë ndërsa kryen tërheqje anësore, ka shkaktuar një reagim të përzier.

E pa për herë të parë 'live' - "Njeriu më i frikshëm në Planet" thotë fjalë poshtëruese për Hulkun iranian rreth fizikut dhe pamjes së jashtme
Lexo po ashtu E pa për herë të parë 'live' - "Njeriu më i frikshëm në Planet" thotë fjalë poshtëruese për Hulkun iranian rreth fizikut dhe pamjes së jashtme

“VETEM TË FORTËT MBIJETOJNË. Unë jam njeriu më miqësor në botë, por kur jam në zonë … ËSHTË PJESA IME ….”, ka shkruar ai, përpara se të sqaronte fjalët e tij. “(@ecomcoachjames është një mik, dhe kjo është një shaka) por mesazhi në jetë është i vërtetë …. Duhet të jesh gati të luftosh për vendin tënd, mos i lejo njerëzit të të shtyjnë përreth, të ngrihesh veten, të jesh i sigurt, dhe të jesh relevante!!”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Por, përpjekja për të frymëzuar 4.2 milionë ndjekësit e tij rezultoi mbrapsht, ku shumë prej tyre vendosën të kundërpërgjigjen me kritika.

Ndryshim drastik nga 'Njeriu më i frikshëm në botë' - dyfishim në masën muskulore
Lexo po ashtu Ndryshim drastik nga 'Njeriu më i frikshëm në botë' - dyfishim në masën muskulore

“Të admiroj shumë, por duhet të respektosh ata që paguajnë faturën mujore sado i famshëm të jesh, por mos harro se respekti fitohet”, ka shkruar një fans. Një tjetër tha: “Shoku e shtyu shokun e vjetër nga mesi i grupit, nuk ka rëndësi se kush je, nuk është mirë”.

Postimi grumbulloi afër 50 mijë pëlqime, por reagimi negativ e tejkaloi shumë pozitivin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori