LAJMI I FUNDIT:

Berisha shprehet optimist për fitoren e opozitës në zgjedhje, akuzon Alibeajn si të kontrolluar nga Rama

Berisha shprehet optimist për fitoren e opozitës në zgjedhje, akuzon Alibeajn si të kontrolluar nga Rama
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për mediat ku është shprehur se ndjen entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës në zgjedhjet vendore të datës 14 maj. 

“Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje,” tha Berisha i cili drejton një grupim që ka hyrë në zgjedhje me Partinë e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, Partinë Demokristiane drejtuar nga Nard Ndoka dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut drejtuar nga Vangjel Dule.


“Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. Ndonëse këto janë zgjedhje lokale, kjo do jetë pranverë e fitores mbi monizmin. Shpreh falënderimin për qytetarët për revoltën që shprehin ndaj makinacioneve të Edi Ramës me dy pengjet e tij,” tha Berisha.

“Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, që është shndërruar në turpin e Shqipërisë dhe botës. Është shndërruar në një njeri të pashpresë, për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij. Po e damkosin me epitete nga më të rëndat”, tha në konferencën e kësaj të premteje ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha tha gjithashtu se kryetari në detyrë i Partisë Demokratike i njohur nga Komisioni i Zgjedhjeve, Enkelejd Alibeaj nuk është votuar në asnjë forum të partisë dhe nuk mund të jetë kryetar i PD-së.

Berisha u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate që Alibeaj është kryetar partie, ndërkohë që ka një vendim gjykate që Sali Berisha është kryetar partie.

“Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statusore. Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij. Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme”, tha Berisha.

Grupimi i Sali Berishës do të futet në zgjedhje me anë të koalicionit “Bashkë fitojmë”, ndërkohë që Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj pitet të regjistrohet në zgjedhje së shpejti pasi të plotësojë dokumentat e nevojshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori