LAJMI I FUNDIT:

“Boki 13” i shkruan letër ambasadores amerikane: Jam në gjendje të rëndë, kërkoj të më vizitoni në burg

“Boki 13” i shkruan letër ambasadores amerikane: Jam në gjendje të rëndë, kërkoj të më vizitoni në burg

I dënuari Bojan Jovanovski – Boki 13, i ka shkruar letër ambasadores amerikane në vend Angela Aggeler, të cilën e ka njoftuar, siç thotë ai, për torturën të cilët është duke e përjetuar në burg.

Boki 13 në letër thotë se në rastin “Haraçi” është dënuar pa fakte dhe në interes të forcave politike dhe të biznesit.

“Aktualisht jam duke u përballur me tortura të rënda dhe sjellje të paligjshme dhe kriminale nga organet e drejtësisë, më konkretisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, prandaj e ndjej të nevojshme t’ju informoj për gjendjen reale në sistemin tonë të drejtësisë, aq më tepër për pohimet e mia të njëjta. Unë kam prova. Duke pasur parasysh angazhimin tuaj imperativ për sundimin e ligjit në vendin tonë, e ndjej për detyrë që t’i bashkëngjis dokumentet e mëposhtme nga të cilat do të mund të konstatoni padiskutim një veprim tendencioz dhe të paligjshëm nga gjykata dhe duke luajtur me jetën njerëzore, veçanërisht e rëndësishme që gjendja shëndetësore është e rrezikshme për jetën, sipas të gjitha provave mjekësore që ju paraqes në këtë parashtresë me shkrim së bashku me vendimet gjyqësore, nga të cilat do të mund të konstatoni në mënyrë të padiskutueshme selektivitetin dhe veprimet e kundërligjshme të gjykatës, aq më tepër që shpreh dyshime të arsyeshme për këtë vendim gjykate se është i falsifikuar dhe i vjetëruar, për të cilin kam nisur procedura pranë organeve kompetente gjyqësore”.


Kërkoj ndihmën tuaj dhe ju kërkoj që sa më parë të më vizitoni në INP Idrizovë, ju ose një zyrtar tjetër që do të delegoni për arsye që i konsideroj të nevojshme dhe domethënëse për të ndarë me ju të dhëna të rëndësishme dhe të ndjeshme të cilat unë i kam dhe janë të një natyre jashtëzakonisht të rëndë dhe lidhen drejtpërdrejt me veprime korruptive të individëve dhe krime që lidhen me persona të strukturave më të larta shtetërore. Unë kërkoj mbrojtjen tuaj pasi po përballem me kërcënime reale për jetën time, veçanërisht pasi njerëzit e përfshirë kanë fuqi dhe ndikim të vërtetë”, shkruan Boki 13 në letër.

Ndryshe, Boki 13 është dënuar me nëntë vjet burg në rastin e njohur si “Haraçi”. Ai akuzohet për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori