LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid riktheu nostalgjinë për çantën e famshme të vitit 2001

Bella Hadid riktheu nostalgjinë për çantën e famshme të vitit 2001
GettyImages

Javën e kaluar, Bella Hadid u pa me një mike në New York duke mbajtur një çantë tipike të viteve 2000

Dizajni ekzakt i Bella-s në fakt është nga bashkëpunimi i Louis Vuitton me artistin e grafitit Stephen Sprouse në vitin 2001 dhe modeli i famshëm i çantës është “speedy”.

Çantat e këtij modeli u bënë shumë shpejt të preferuarat e të gjithëve, nga Paris Hilton tek Kim Kardashian, që reklamonin printin.


GettyImages

Falë personazheve të famshëm si Hilton (përsëri), Lori Harvey dhe Kendall Jenner, koleksioni vintage po rikthehet mbi 20 vjet më vonë, duke u përafruar me trendin aktual duke zgjedhur çanta më të vogla, të stilit Pochette.

Edhe Bella riktheu trendin, që mesa duket s’ka ndërmend të ikë edhe për ca vite.

Gërmoni në garderobën tuaj ose atë të prindërve sepse me siguri keni një mini-çantë në formë të tillë.

GettyImages