LAJMI I FUNDIT:

U mbajt e mbyllur për 20 vjet nga nëna e saj në një qeli të zymtë, momenti kur gruaja në Brazil shpëtohet nga policia

U mbajt e mbyllur për 20 vjet nga nëna e saj në një qeli të zymtë, momenti kur gruaja në Brazil shpëtohet nga policia

Një grua është shpëtuar nga policia pasi ishte mbajtur rob në një qeli metalike të zymtë në shtëpinë e nënës së saj për 20 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rosinalva da Silva, 39 vjeç, u gjet në një dhomë gjumi të errët me këmbët e saj të lidhura me zinxhirë dhe duart e lidhura – të enjten në Espírito Santo, Brazil.

Nëna e saj, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte nën efektin e alkoolit kur policët bastisën banesën dhe e arrestuan atë, tha shefi i Policisë Civile, Carlos Braga.


Një person tjetër, emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar gjithashtu.

Pamjet e shpëtimit treguan policët duke hyrë në pronë dhe duke ecur përmes një dere metalike të qelisë – ku e gjetën gruan në një dhomë ku drita e vetme vinte nga një dritare xhami.

Më pas Da Silva u shoqërua nga shtëpia ndërsa mbante zinxhirin që e mbajti atë të bllokuar për dy dekada.

Autoritetet thanë se Da Silva ishte e dehidratuar dhe e uritur kur e zbuluan të fshehur brenda qelisë së improvizuar.

Mjekët e ndihmës së shpejtë e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal, ku ndodhet nën vëzhgim dhe po trajtohet për kequshqyerje të rëndë.

Nëna e Da Silvës thuhet se e mbajti të mbyllur brenda në shtëpi në përgjigje të sëmundjes mendore që ajo luftoi pasi humbi dy fëmijë vite më parë.

Policia tha se nëna e lidhi me zinxhirë da Silvën dhe e mbylli në dhomë sepse ishte ‘e vetmja mënyrë’ për të përballuar agresivitetin e saj.

Autoritetet janë ende duke hetuar ngjarjen për të përcaktuar nëse janë përfshirë edhe persona të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Botë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia
Kalo në kategori