LAJMI I FUNDIT:

Alarme për bomba në 12 shkolla dhe disa qendra tregtare në Shkup

Alarme për bomba në 12 shkolla dhe disa qendra tregtare në Shkup

MPB Maqedoni informon se sot rreth orës 13:20 në SPB Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në objektet e RTVM-së, në Qendrën e Transportit, GTC, Xhevahir City, QT East Gate dhe City Mall është dërguar kërcënim me bombë.

Nga MPB thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.


Ndryshe, edhe dje pati denoncime për bomba në 33 shkolla fillore në Shkup, të cilat rezultuan të rrejshme./Telegrafi/