Klinika Zhan Mitrev: RV (realiteti virtual) në praktikë – E ardhmja është në përparimin teknologjik
Si pjesë e programit Erasmus Plus EU, spitali ynë Zhan Mitrev Clinic, së bashku me Klinikat Universitare të Roterdamit, Vjenës dhe Barcelonës, morën një grant shumëvjeçar për të testuar simulimin e realitet virtual. Ky simulim ka për qëllim edukimin në fushën e kardiokirurgjisë, konkretisht: përfshirjen dhe përjashtimin e pacientëve nga qarkullimi ekstrakorporal, si dhe reanimimin kardiopulmonar pas ndërhyrjes kardiokirurgjike. Ky projekt nënkupton pjesëmarrjen aktive të specializantëve tanë të kardiokirurgjisë Dr. Simona Patçeva dhe Dr. Gorazd Konjanovski, nën mbikëqyrjen e prof. Dr. Milka Klinçeva dhe ka për qëllim edukimin dhe zbatimin praktik të asaj që është mësuar.
Si funksionon?
Simuluesi përbëhet nga syze me anë të të cilave shihet realiteti virtual, këto syze janë të lidhura me dy mjete të tjera që mbahen në duar dhe softueri i veçantë monitorues transmeton lëvizjet e specializantit në trupin e pacientit virtual.
Ky projekt ndërkombëtar për aplikimin e simuluesit të realitetit virtual për edukimin dhe trajnimin e kardiokirurgëve të rinj ka disa përparësi. Një prej tyre është fakti që bëhen prova të shumta, të përsëritura ku mund të mësohet nga gabime të mundshme pa rrezikuar realisht jetën e pacientit.
Aplikimi konkret dhe përhapja e gjerë e kësaj mënyre edukimi dhe trajnimi me simulues të RV kudo në botë pritet të ndodhë në vitet e ardhshme.
Ekipi ynë është shumë i lumtur që mund të kontribuojë dhe gjithashtu është ndër përdoruesit e parë të metodave më të fundit të trajnimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore