LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për lidhjet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së me Shqipërinë

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për lidhjet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së me Shqipërinë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për lidhjet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal me Shqipërinë.

Reagimi i SPAK vjen pas kërkesës zyrtare të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.


Në një njoftim për shtyp, Partia Demokratike njofton se tashmë SPAK ka kërkuar nga PD-ja vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tyre.

Kujtojmë që disa ditë më parë deputeti demokrat, Gazment Bardhi, kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama pas bërjes publike të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi bëri të ditur se kërkoi nga SPAK që të niste hetimet për “një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.”

“Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të Drejtësisë Amerikane që disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani, kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022”, shkruan PD në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori