LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare presin 20 kamerat e paligjshme në Fier e Lushnje

Policia shqiptare presin 20 kamerat e paligjshme në Fier e Lushnje

20 kamera sigurie u çmontuan nga Policia në Fier dhe Lushnjë, në kuadër të operacionit “Fijet” të nisur dy javë më parë.  Sipas uniformave blu, 5 kamera sigurie ishin vendosur në kundërshtim me ligjin në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri” në qytetin e Fierit.

Ndërsa 15 kamerat e tjera të çmontuara, ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në lagjet  “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo” në Lushnjë. Policia thotë se kamerat dyshohet të jenë vendosur për qëllime kriminale dhe për të monitoruar, ashtu si në qytete të tjera lëvizjet e autoriteteve.

Nën hetim u vunë pesë shtetas mes të cilëve, Sajmir Taullau dhe Klevjol Ahmetaj, të njohur për Policinë e Lushnjës për përfshirje në aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.


Banesa e familjes Taullau ku ishin vendosur kamerat, në  vitin 2019 iu vendos një sasi tritoli.

Nga verifikimet, kamerat ishin vendosur pa marr më parë lejen e posaçme nga policia vendore dhe dyshohet se përdoreshin nga këta persona për monitorimin e territorit./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori