LAJMI I FUNDIT:

Policia zbardh vrasjen e ndodhur shtatë muaj më parë në Peshkopi, arrestohen tre persona

Policia zbardh vrasjen e ndodhur shtatë muaj më parë në Peshkopi, arrestohen tre persona

Policia e Dibrës në bashkëpunim me prokurorinë ka mundur të zbardh një vrasje të ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në qytezën e Peshkopisë mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Si rezultat i hetimeve të thelluara policia ka arrestuar tre shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim të krimit”.

Sipas policisë, shtetasit E. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin me inicialet N.B., i cili ndërroi jetë më pas.


“Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori