Zyra e Presidentes Vjosa Osmani nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës rreth skandalit ku po dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Këtë heshtje dhe mos shkarkimin e tij ende pas raportimit në media për afera korruptive, po e kritikojnë shoqëria civile e opozita. PDK-ja madje ka ngritur disa pyetje për Presidenten Osmani, përfshirë marrjen e shtetësisë së Kosovës nga Berishaj vetëm pak ditë para se të dekretohej ambasador
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që kishte vendosur për dekretimin e Martin Berishajt në pozitën e ambasadorit në Kroaci, nuk po e thotë asnjë fjalë për kërkesat tani për shkarkim të tij.
Ambasadori po dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, përfshirë shpëlarje parash.
Një ditë pas deklaratës së ministres Gërvalla, se nuk mund të shkarkohet Berishaj bazuar në spekulime, ani se në Prishtinë ka një hetim për të, Zyra e Presidentes nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit Dukagjini për këtë çështje.
Të heshtur jo, por pa një përgjigje konkrete gjatë së martës, ishin edhe në Prokuroria Themelore në Prishtinë, aty ku vitin e kaluar u ngrit edhe një kallëzim penal kundër ambasadorit Berishaj, për mos deklarim të pasurisë.
Në përgjigjen e tyre, thuhet se në këtë fazë të procedurës penale nuk mund të japim informata të tjera.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton lidhur me kallëzimin penal kundër M.B., në drejtim të veprës penale se “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të KPRK-së, se në këtë çështje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit”.
Mbylljen hermetike të dy liderëve shtetërorë dhe mos shkarkimin e Berishajt ende, partia më e madhe opozitare po e cilëson si dështim të institucioneve shtetërore.
“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryemininisti duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, ka thënë Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.
Pikëpyetje për dekretimin e Berishajt ka edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Ambasadori Martin Berishaj NUK ka mundur të dekretohet nga Presidentja Osmani pa verifikimin paraprak të sigurisë, e cila bëhet nga AKI. Nëse këto pretendime që i m ‘veshën figurës së Ambasadorit konfirmohen si të vërteta, atëherë kjo vë në pikëpyetje integritetin dhe profesionalizmin e AKI-së e cila gjatë verifikimit paraprak të sigurisë ka dështuar të zbulojë një involvim kaq skandaloz të personalitetit në fjalë”, ka deklaruar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla.
Por, mos shkakrimi i Berishajt, po vlerësohet se mund të ketë pasoja të shumëfishta negative për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“ Ky rast do ta dëmtoj imazhin politik të Kosovës, pasi do të dëshmohet se Kosova nuk ka asete të moralshme e profesionale që I vendos në këto pozita dhe e dyta do të dëshmohet se Kosova ka e ka vështirë ti korrigjoj gabimet”, ka thënë analisti politik në vend Artan Muhaxhiri.
Gjatë muajit prill, mediat në Slloveni raportuan për përfshirje në shpëlarje parash të tani kryeministrit slloven Robert Golob, e që sipas po të njëjtave burime, ambasadori Martin Berishaj e kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë