LAJMI I FUNDIT:

Në Shërbimin Korrektues 19 të burgosur vuajnë dënimin për vepra që ndërlidhen me terrorizmin

Në Shërbimin Korrektues 19 të burgosur vuajnë dënimin për vepra që ndërlidhen me terrorizmin

Besar Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës ka folur për të burgosurit që ndërlidhen me vepra të terrorizmit.

Gashi ka thënë se në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gjithsej 19 të burgosur që ndërlidhen me vepra të terrorizmit, në mesin e të cilëve ka edhe persona në paraburgim.

“Për momentin në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gjithsej 19 të burgosur që janë të dënuar, disa prej tyre janë në paraburgim, por që ndërlidhen me vepra të terrorizmit” – ka thënë Gashi.


Teksa ka treguar se si trajtohen këta të burgosur, ai ka bërë të ditur se ata janë të ndarë nga të burgosurit për vepra të tjera.

“Këta të burgosur trajtohen si të gjithë të burgosurit tjerë. Nuk janë bashkë me popullatën tjetër, e kam fjalën për të dënuarit. Të dënuarit i mbajmë në dy institucione: Qendra korrektuese në Dubravë dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë. Mbahen në krahë të veçantë, nuk janë me popullatë të burgosur për vepra të tjera. Kurse, të paraburgosurit mbahen në paraburgim sikurse të gjithë të tjerët. Kjo ndarje është bërë në fillim të vitit 2017-2018 atëherë edhe kur është krijuar një metodologji lidhur me trajtimin e kësaj kategorie të të burgosurve” – ka thënë ai.

Sipas Gashit, nuk ka pasur ndonjëherë reagime për këtë ndarje.

“Arsyeja pse i kemi ndarë është që të mos ndikojnë tek të burgosurit, te popullata tjetër për vepra tjera, për shembull  në ndikim në ide apo ideologji të tyre” – ka vijuar Gashi.

Gjatë emisionit ai gjithashtu ka thënë se shumica e këtyre të burgosurve janë pjesëmarrës në programe të ndryshme, sidomos në programin e punës, teksa ka potencuar se programi i punës është një ndër programet që ka pasur sukses më së shumti në procese si rehabilitimi dhe risocializimi, raporton Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori