LAJMI I FUNDIT:

Tri transferime të mëdha – Pochettino mund ta bëjë Chelsean të luftojë sërish për trofe me këtë formacion të frikshëm

Tri transferime të mëdha – Pochettino mund ta bëjë Chelsean të luftojë sërish për trofe me këtë formacion të frikshëm

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino po shikohet si favorit për të marr drejtimin e Chelseat nëse Graham Potter shkarkohet.

Mediumit The Sun zbuloi ekskluzivisht se ish-trajneri i Tottenham Hotspur është duke pritur me krahë të hapur nëse Potter largohet nga Stamford Bridge.


50-vjeçari u nda me Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2022 dhe tani do të ishte i gatshëm të merrte punën te Chelsea nëse thirret, pavarësisht lidhjes së tij me rivalët e hidhur të Tottenham.

Pochettino drejtoi Spurs për pesë vjet përpara se të shkarkohej në 2019, vetëm disa muaj pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve.

Harry Kane u bë i njohur nën drejtimin e Pochettinos, dhe ai mund të tundohej drejt një transferimi te Chelsea në rast se emërohet Pochettino.

Joao Felix është një tjetër opsion sulmues për Pochettinon, nëse ai emërohet.

23-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat nga Atletico Madrid për pjesën e mbetur të sezonit.

Diku tjetër, Enzo Fernandez ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Stamford Bridge dhe Pchettino mund të kërkojë mesfushorin fitues të Kupës së Botës.

Emrat tjerë që pritet të jenë pjesë e formacionit do të ishin: Kepa Arrizabalaga, Reece James, Wesley Fofana, Thiago Silva, Ben Chilëell, Mason Mount, Raheem Sterling dhe Kai Havertz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori