Nga: Muhamedin Kullashi (fragment nga libri “Kthesa e dramës moderne”)
Rëndom, krijimtaria teatrale e Strindbergut [August] është ndarë nga kritikët në dy periudha të ndryshme: nga mbarimi i viteve 1880, brenda qerthullit të natyralizmit, me disa tragjedi intimiste (“Babai”, “Zonjusha Zhylie”, “Kredituesit”); kurse pas krizës me librin “Inferno”, periudhën e teatrit onirik të “lojërave të ëndrrave”, e cila hapet me “Udhën e Damaskut”. Sarrazac e problematizon këtë ndarje, ngase mendon se mutacioni të cilin dramaturgjia e Strindbergut e përjeton në fundshekull është më subtile: jo thjesht hapja e ëndrrës, por “afirmimi i një teatri në personin e parë, me ndërmjetësimin e të cilit ai orvatet të nxjerrë autoportretin e vet brenda një shoqërie dhe sidomos një çifti”.
Sarrazac vë në pah në analizat e veta të holla se Strindbergu kompozon një lloj të modelit për skenën bashkëshortore, duke pasur parasysh jetën e përditshme nga e cila nxirret një trajtë tragjike. Në “Udhën e Damaskut”, skena familjare e dramave të mëparshme gjendet “e integruar brenda një tërësie më të madhe e më komplekse sikurse ajo copë e vogël e krahinës së origjinës së atij mërgimtari e rikrijuar në një vend të huaj […] Kjo ishte një ‘bërthamë’ e teatrit”.
Sarrazac e ndriçon procedimin me të cilin Strindberg e ngrit skenën bashkëshortore në nivelin e teatrit të botës, duke i dhënë “një dimension epik relacioneve më intime”. Në dramat e tij “imagjinata thurë motive të reja: një përzierje të kujtimeve, të ngjarjeve të përjetuara, invencioneve të lira, absurditeteve dhe improvizimeve”. Ai që i thur këto motive është ëndrruesi, përkatësisht vetë autori.
Në librin e tij “Teatri i egër dhe teatri mistik”, Strindbergu rrëfen se si duke shëtitur pranë ndërtesave, vëzhgon në dritare “dramat e familjeve” dhe njëherë i ndodhi që brenda një ore e tërë jeta e tij u zhvillua në tablo të gjalla […] Ishte si një agoni, si çasti i vdekjes ku e tërë jeta jonë defilon para syve tanë. Sarrazac e zgjedh këtë rrëfim për të vënë një pah një ndryshim të rëndësishëm që sjell Strindbergu: zëvendësimin e dramaturgjisë së skenës me dramaturgjinë e tablos. Në mbarimin e dramës “Vallëzimi makabër” shfaqet një paqe midis bashkëshortëve. Sipas Sarrazacut, Strindbergu në fakt ëndërron në vetminë e tij të fantazmuar dhe të ngarkuar me fantoma një paqe të realizuar me një komunikim me vdekjen; ndërkaq teatri del si ndërmjetësues i privilegjuar i këtij komunikimi. Në një fragment të dramës “Udha e Damaskut”, personazhi kryesor, I Panjohuri thotë: “Nuk ishte fillimi kur ne filluam, kjo nuk do të jetë fundi kur ne do të mbarojmë; është ky një fragment brenda jetës pa fillim e pa mbarim”.
Sarrazac e interpreton këtë fragment si vend ku “integrohen të gjitha dramat e mëparshme dhe të mëvonshme të Strindbergut”. Të përkujtojmë këtu se për filozofen Hannah Arendt, çdo lindje e një njeriu është një fillim i ri, një gjasë e re për lirinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'