LAJMI I FUNDIT:

Te Al Nassr thonë se historia po bëhet, ndërsa Ronaldo është i emocionuar për aventurën e re

Te Al Nassr thonë se historia po bëhet, ndërsa Ronaldo është i emocionuar për aventurën e re

Cristiano Ronaldo është një lojtar i ri i Al Nassr, ekip i ligës së parë nga Arabia Saudite.

Ai nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë dhe paga e tij vjetore do të jetë rreth 200 milionë euro, por në këtë shumë është përfshirë edhe pjesa komerciale e kontratës, raporton Fabrizio Romano.


Kjo është paga më e lartë në historinë e futbollit, ndaj Ronaldo do të fitojë gjysmë miliardë euro gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

Klubi saudit ishte i lumtur me nënshkrimin me ylli portugez.

“Historia është duke u bërë. Ky nënshkrim do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por gjithashtu do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djem dhe vajza, që të jenë versionet më të mira të vetes. Mirë se vini në shtëpinë tuaj të re, Cristiano”, kanë shkruar Al Nassr.

Ronaldo në anën tjetër ka shkruar se ëhstë i emocionuar me aventurën e re te klubi Al Nassr.

“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë të ndryshme dhe në një vend tjetër. Vizioni i Al Nassr është shumë frymëzues. Jam i emocionuar të bashkohem me shokët e mi dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë më shumë suksese”, ka thënë Ronaldo pas nënshkrimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Premier League
Kalo në kategori