LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon dy shpërthime me shok-bomba në Mitrovicë të Veriut

Policia konfirmon dy shpërthime me shok-bomba në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje janë dëgjuar dy shpërthime në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se shpërthimet kanë ndodhur në intervalin e 35 minutave


“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë e Veriut, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba)”, ka thënë Kelani.

Për fat të mirë deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se shpërthimi i së martës në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori