Twitter po bllokon përdoruesit nga postimi i “linqeve” të cilat çojnë tek serverët e Mostodon, një nga alternativat më të njohura të Twitter.
Ndalimi ishte miratuar dikur gjatë periudhës kaotike të së enjtes mbrëma, pasi që llogaritë e shumë gazetarëve dhe vet Mastodon u pezulluan papritmas.
Përpjekja për të postuar në Twitter shumë “linqe” të Mastodon do të rezultojë në një mesazh gabimi duke thënë: “Ne nuk mund ta plotësojmë këtë kërkesë sepse kjo lidhje është identifikuar nga Twitter ose partnerët tanë si potencialisht e dëmshme”.
Twitter aktualisht po bllokon lidhjet me serverin origjinal mastodon.social dhe më shumë se 10 domene të tjera të testuara nga The Verge, transmeton Telegrafi.
Ndalimi i Mastodon pason rastin e fundit kontrovers në lidhje me ElonJet, një llogari e cila gjurmon vendndodhjen e aeroplanit privat të drejtorit ekzekutiv të Twitter, Elon Musk.
Gjatë së mërkurës, Twitter e pezulloi llogarinë e ElonJet në Twitter, dhe menjëherë ata i pezulluan edhe të gjitha llogaritë personale të personit i cili e menaxhonte llogarinë në fjalë.
Twitter gjithashtu prezantoi një politikë të re e cila i ndalon njerëzit nga shpërndarja e vendndodhjes të një personi tjetër.
Pastaj të enjten, llogaria e Mastodon në Twitter u pezullua, ndërsa nuk dihet saktësisht pse, por ndalimi ndodhi menjëherë pasi llogaria postoi një lidhje në faqen e ElonJet në Mastodon.
Twitter nuk u përgjigj në një kërkesë për koment, megjithëse ka shpërndarë stafin nga zyra e tyre e shtypit. Mastodon gjithashtu nuk i është përgjigjur një kërkese për koment. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'