LAJMI I FUNDIT:

“Jeni për trajtim në psikiatri” – përplasje mes pozitës dhe opozitës në Komisionin për Financa

“Jeni për trajtim në psikiatri” – përplasje mes pozitës dhe opozitës në Komisionin për Financa

Mungesa e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shkuarja e tij në Durrës shkaktoi tensione mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Kritika për mungesën e tij në komision pati edhe nga deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Në këtë komision ishte paraparë të shqyrtohet Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.


Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami tha se Murati 10 ditë më parë kishte konfirmuar ardhjen, derisa shtoi se nuk ka pasur asnjë njoftim për mungesë.

“Ne nuk kemi pasur asnjë njoftim prej kabinetit, e kam diskutuar sot me stafin në momentin kur e kam parë lajmin që ministri Murati është në vizitë në Shqipëri. Nuk kemi pasur asnjë njoftim që nuk vjen ose kërkesë për shtyrje ose diçka tjetër. Prandaj ne nuk kemi mundësi të shqyrtojmë raportin vjetor të auditimit pa prezencën e ministrit”, tha ajo.

Fillimisht deputeti Hajdar Beqa ka thënë se është e pakuptimtë që të shqyrtohet raporti pa prezencën e ministrit Murati. Deputeti Beqa ngriti bllokimin e pagave të shtatorit për grevistët, duke thënë se “Murati ndali pagat e mësimdhënësve derisa në vitin 2021 ka paguar 200 serbë pa shkuar asnjë ditë në punë”.

“Nëse i shikojmë të gjeturat, ka elemente të shumta edhe për prokurori. Një ministër që sot pikërisht në prag të dimrit i ndal pagat e mësimdhënësve, në të njëjtën kohë kemi pagat e rreth 200 qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serbë që janë paguar tërë vitin 2021 edhe nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë. Ky ministër është adoleshent, është i papërgjegjshëm, edhe nuk besoj që ka guximin të vjen dhe ballafaqohet me të shkelurat që i ka bërë gjatë vitit 2021”, theksoi ai.

Nënkryetarja e komisionit nga radhët e LVV-së, Arta Bajraliu ka arsyetuar mungesën e ministrit Murati. Ajo tha se shkuarja e Muratit në Durrës është urgjente.

“Nuk është e nevojshme të vazhdojmë të bëjmë politikë me çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me raportin dhe as nuk duhet të jemi paragjykues ndaj asaj pse ministri nuk është ardhur në Komision. Ne e kemi parë që është një vizitë urgjente në portin e Durrësit. Neve na kanë thënë nga zyra e ministrit që e kanë njoftuar komisionin, por ka mundur të ketë ndonjë keqkuptim”, theksoi Bajraliu.

Deputeti nga PDK-ja, Beqa e ka quajtur mazhorancën të sëmurë. Ai iu drejtua deputetes Mirlinda Sadiku duke i thënë: “Keni nevojë për trajtim në psikiatri”.

“Përveç që jeni të padijshëm, duhet të lexoni. Për Zotin jeni analfabet funksional. Marre duhet me ju ardhur ku e keni sjellë vendin, me një mashtrues të vogël, që nuk ka ardhur sot ministri Murati e me atë krye mashtruesin i cili nxitë. Ju më shumë jeni për të shkuar në psikiatri sesa për të qeverisur me vendin. Betohem që po të shkoni në psikiatri nuk iu lëshojnë prej spitalit. Keni nevojë për diagnoza psikiatrike, me sjelljen që po bëni. Gjestet tuaja po tregojnë, edhe të ministrit Murati dhe të kryeministrit”, tha Beqa.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku, ndërkohë që kërkoi nga anëtarët e komisionit që të dënojnë gjuhën e përdorur nga Beqa.

“Turp duhet të iu vjen. Me më thënë e sëmurë psikike, nuk ka të drejtë as politike as profesionale. Duhet ta dënoni gjuhën e tij”, theksoi ajo.

Pas këtyre përplasjeve, mbledhjen e ka mbyllur kryetarja e komisionit, Bajrami e cila ka shprehur dyshime për mungesën e Muratit, raporton Kp.

“Si kryetare me njerëz të tillë nuk mundem. Ajo çka dëshiroj të them, është që ministri i Financave sot nuk ka ardhur të raportojë, ka aranzhuar takim te Komisioni për Buxhet. Në këtë atmosferë nuk vazhdoj mbledhjen më. Për mua mbledhja është e mbyllur si kryetare e komisionit”, theksoi Bajrami.

Megjithatë, vazhdimin e mbledhjes e vazhdoi nënkryetarja Arta Bajraliu dhe pati një reagim tjetër nga deputetja Bajrami.

“Kryetarja po ka dëshirë të bëjë konspiracione përse s’ka ardhur ministri, pse ka për të raportuar në komision tjetër, kjo është jashtë kompetencës së saj si kryetare, por edhe shumë e pandershme me bërë konkludime të tilla që nuk janë të vërteta”, tha Bajraliu.

“Mbledhja nuk mundet të vazhdojë. E mbylla unë në mënyrë qysh duhet”, tha Bajrami.

“Kemi të drejtë të vazhdojmë nën udhëheqjen e nënkryetares”, tha më tej Bajraliu.

Ani pse deputeti nga LVV, Eman Rrahmani, kërkoi nga nënkryetarja ta zë vendin e kryetares Bajrami, ai tha se mungesa e ministrit Murati është e paarsyeshme.

“Unë me opozitën pajtohem, asnjë arsye ministri Murati nuk ka për të mos qenë sot këtu. Janë duke cenuar integritetin e secilit deputet duke mos marrë pjesë dhe duke u lajmëruar dy minuta para orës 11:00 që nuk vjen ministri. Kjo është e turpshme. Neve po na pamundësohet me qenë funksional ky komision…”, theksoi Rrahmani.

Ministri i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati sot gjatë ditës ka vizituar Portin e Durrësit së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori