Greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e pestë, kjo pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) dhe Qeveria nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje mes tyre.
Mirëpo, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut, greva nga sot nuk ka vlen edhe për shkollën fillore “Hasan Prishtina”, e cila filloi mësimin, por me orët mësimore të shkurtuara.
Telegrafi ishte gjatë ditës në këtë institucion arsimor, ku mbretëronte entuziazmi në fytyrat e nxënësve, sidomos ata të klasës së parë me rastin e fillimit të procesit mësimor.
Majlinda Nushi, kryetare e Këshillit drejtues të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në një intervistë për Telegrafin tha se një vendim të tillë e kanë mirëpritur si Këshill i Prindërve.
Ajo tha se humbja e orëve të mësimit ka ndikuar në veçanti tek nxënësit si dhe ka krijuar një situatë shqetësuese tek prindërit.
“Tashmë të gjithë jemi të njoftuar për situatën në terren, dhe e dimë që kaluam një muaj. Te shumica e njerëzve kjo ka krijuar një situatë shqetësuese e sidomos të prindërit, e cila është konsideru që është krijuar një humbje e parikuperueshme te nxënësit. Sa i përket mësimit kjo është super, meqë mësimi ka filluar të shkolla ‘Hasan Prishtina’, ka thënë Nushi.
Sipas saj, ky ka qenë një vendim i marr nga Këshilli i mësimdhënësve të shkollës në bashkëpunim me Këshillin Grevistë.
“Kanë ardhu në përfundim që mësimi të fillojë, mirëpo në një formë të reduktuar të orëve si shenjë për mbështetje ndaj grevistëve. Lajmi ka qenë i mirëseardhur dhe shumë i pritur. Humbjet më të theksuara janë veçanërisht për nxënësit e klasave të para”, theksoi ajo.
Ndër të tjera Nushi u shpreh se nuk është kundër grevës në arsim, pasi ajo thotë se është e drejtë legjitime e mësimdhënësve.
“Ne si Këshill i Prindërve e kemi thënë disa herë që kërkesat të cilat i kanë parashtru grevistët janë legjitime, dhe greva është përdor si mjet për realizmin e tyre. Por askush se ka mendu që kjo do të shkoj deri në pafundësi. Meqë kërkesat e tyre janë legjitime, mbase mendoj që duhet gjetur zgjidhje dhe përmes dialogut të arrihet një mirëkuptim mes palëve. Askush se ka mendu që do të shkoj kaq gjatë dhe të kemi humbje të orëve të mësimit për fëmijët tanë”, tha ajo duke treguar dhe moton e tyre “Fëmijët tanë janë drita e syve tanë, e mësimdhënësit janë drita e kombit”.
Selami Bugaqku, fëmija e së cilit mëson në shkollë tha për Telegrafin se janë ndier shumë mirë kur kanë kuptuar se do të nisë procesi mësimor.
“Sot është dita e parë. Po ndihemi shumë mirë edhe pse e vonuar. Ka qenë e papërballueshme mungesa e mësimit, fëmijët çdo ditë kanë pyet se kur po fillojnë mësimin, e s’kemi dit çka me ju thënë”, tha Bugaqku.
Sipas tij, duhet të bëhet zgjidhje për fillimin e mësimit në të gjitha shkollat.
“Mendoj që sidomos për klasat e para gjithqysh duhet të fillojnë. Zgjidhja ish dashtë mu bo si tërësi. Në mungesë së zgjidhjes si tërësi duhet me u ndërmarr diçka që me fillu mësimi”, tha ndër të tjera Bugaqku.
Ndërsa, në prind tjetër, që kërkoi të mbetet anonim tha se fillimi i mësimit me orar të reduktuar nuk është zgjidhje, pasi sipas tij nuk është gjendje e jashtëzakonshme.
“Se di pse me orar të reduktuar të filloj mësimi. Kur erdhëm sot, nuk kishte as rregull që të hyjnë fëmijët në klasa. I kemi çu vet nëpër klasa fëmijët. Sidomos ata të klasës së parë, që e kanë prit këtë ditë, kanë hy pa rresht, e pa rregull në orë të mësimit te mësuesja. Më mirë hiç mos me fillu se në këtë mënyrë, si me qenë gjendje e jashtëzakonshme”, tha prindi.
Edhe pse në këtë shkollë tashmë ka filluar ora mësimore, në dyert e këtij objekti ende figuron letra ku shkruhet “Grevë”.
Ndryshe, greva në sistemin arsimor ka hyrë në javën e pestë. Ndonëse ka pasur shumë takime e përpjekje, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës dhe Qeveria nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A