LAJMI I FUNDIT:

Arifaj: Nëse KFOR-i ndërhynë në veri, Kosova dëmtohet politikisht

Arifaj: Nëse KFOR-i ndërhynë në veri, Kosova dëmtohet politikisht

Eskalimi i situatës në veri të Kosovës nuk i shërben as Republikës së Kosovës e as Serbisë. Ndërsa ndërhyrja e pjestarëve të KFOR-it atje sipas analistit Ardian Arifaj vetëm sa e dëmton reputacionin e Kosovës.

Analisti, Ardian Arifaj ka deklaruar se nëse KFOR-i ndërhynë në pjesën veriore të Kosovës, atëherë Kosova dëmtohet politikisht.

Por, sipas tij një eskalim i situatës në veri të Kosovës, nuk është në interes as të Kosovës dhe as të Serbisë, e që nga ana e shtetit serb mund të ketë vetëm tensione dhe jo eskalim të situatës.


“Nëse KFOR-i merr sitautën nën kontroll, është një dëm i madh politik i Kosovës, por një eskalim i tillë nuk është në interesin e asnjërës palë as edhe vetë Serbisë apo presidentit serb Aleksandër Vuçiq, prej tyre mund të ketë tensione, por jo eskalim”, ka deklaruar Arifaj.

Po ashtu, Arifaj për RTV Dukagjinin ka thënë se edhe pse Kosova ka arritur disa suksese në shtrirje të sovranitetit në veri, por nëse del e paaftë të mbajë nën kontroll situatën e territorit të saj, duhet të që të intervenojnë forcat ndërkombëtare për ta mbajtur nën kontroll situatën në veri të Kosovës.

“Si Kosovë edhe pse ka arrit disa suksese në shtrirje të sovranitetit në veri të Kosovës, pasi kemi Policinë e Kosovës Doganat e Kosovës, Gjyqësorin e Kosovës, institucione të dala nga zgjedhjet e Kosovës, tash këto përnjëherë rrëzohen pasi Kosova po del e paaftë për me mbajt një pjesë të territorit nën kontrollin e saj, edhe duhet që të intervenojnë forcat ndërkombëtare për ta mbajtur nën kontroll për ta vënë rendin dhe qetësin në veri te Kosovës”, ka deklaruar Arifaj.

KFOR: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mund të kryej detyrat e saja në gjithë territorin e vendit
Lexo po ashtu KFOR: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mund të kryej detyrat e saja në gjithë territorin e vendit

Arifaj, ka deklaruar se nuk ka ndonjë mendim që situatë në veri të përshkallëzohet, pasi sipas tij nëse ndodh një eskalim atëherë nuk do të dihet se kush është me kënd dhe se personat që mund të hyjnë në pjesën e veriore nuk mund t’i kontrolloj as presidentit serb Vuçiq.

“Atëherë nuk dihet se kush është me kënd, nga informatat e terrenit dimë që në pjesën veriore kur ka tensione hynë edhe persona që nuk janë farë të Kosovës, të cilët nuk i kontrollon as Vuçiq, ata vijnë prej Bosnjës, dhe nuk i kontrollon askush, as vetë presidenti serb”, ka deklaruar ai.

‘Përkushtimi i madh’ i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Arifaj ka thënë se është duke u parë një përkushtim shumë i madh ndaj ShBA-së dhe se nga ky përkushtim është e pamundur të mos ketë një efekt apo ndikim në zhvillim.

“Patjetër që një përkushtim i tillë nuk mund të kalojë pa pasur një efekt apo një ndikim në zhvillime për marrëveshjet Kosovë-Serbi”, është shprehur Arifaj.

Ai ka kujtuar situatën që ndodhi muajin e kaluar, në veri të Kosovës, bëri që intervenimi i ambasadorit të ShBA-së, Jeffery Hovenier bëri ulje të tensioneve në veri.

“Ta kujtojmë se para pothuajse një muaji kur kishim një tensionim të situatës në veri, pamë se intervenimi i ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë, por edhe shtyrja afatit për implementim, ka pasur pra ulje të menjëhershme të tensioneve” ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori