Ministria e Financave përmes një njoftimi për media ka bërë publike emailat e radhës që janë shkëmbyer në mes zv.sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Enis Spahiu dhe anëtarit të këshillit grevist dhe përfaqësues i shoqatave, Ali Sefaj, lidhur me çështjen e ndërprerjes së pagave për ata punëtorë që i janë bashkuar grevës.
Në emalin paraprak zv.sekretari i Ministrisë së Financave i ishte drejtuar Sefajt se është dashur që njoftimin për grevë ta pranonin së paku shtatë ditë më herët.
Pas kësaj ka pasuar emaili i ri i dërguar sot pasdite nga Ali Sefaj në adresë të Enis Spahiut ku i ka rikujtuar këtij të fundit se njoftimi për grevë u shkon Qeverisë e jo ministrive e dikastereve veç e veç.
“Me lejoni edhe njëherë të ju njoftoj se grevën e përgjithshme e ka shpallur BSPK dhe ka njoftuar qeverinë me kohë, 7 ditë para mbajtjes se saj. Për grevën e përgjithshme njoftohet Qeveria dhe jo ministritë, agjencitë apo dikasteret e veçanta veç e veç. Ndërsa për keq leximin e nenit 18 të Ligjit për Grevat dhe kërkesën për dorëzimin e listave për pjesëmarrësit në grevë me qellim qe të privohen nga paga, me lejoni të ua rikujtoj se ligji ka më shumë nene dhe e trajton në mënyrë të detajuar këtë çështje”, thuhet në emalin e Sefajt drejtuar Spahiut.
Më tej në emalin e Sefajt thuhet se “Sipas paragrafit 1 të nenit 13 të Ligjit për Greva : 1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës. Emaili i juaj ka shkaktuar pakënaqësi tek shërbimi civil dhe ka venë në pozitë të keqe Qeverinë e Kosovës, duke u akuzuar nga mediat dhe shoqëria civile për shkak të këtij llapsuzi edhe si qeveri jodemokratike. Ps: Po ashtu ju njoftoj qe presioni dhe pengimi i grevës dënohet sipas legjislacionit me fuqi”.
Natyrisht se nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja nga zv.sekretari i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu. Në emalin e tij drejtuar Sefajt, Spahiu thotë se këtë veprim (kërkimin e listave për pjesëmarrësit në grevë) e ka bërë në bazë të përgjegjësive ligjore.
“Po ju përgjigjem shqetësimeve që i keni ngritur në shkresën paraprake. Sipas nenit 8, paragrafi 1, i Ligjit për Greva përcaktohet qartë që njoftimi duhet t’i bëhet punëdhënësit. Në anën tjetër, sipas nenit 18, paragrafi 3.6, Ligjit për Organizimin e Administratës, parashihet së pozita e SP-së të vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, për nivelin nëpunësve administrativ dhe mbështetës, në nenin 79 të Ligjit për Zyrtarët Publik, për nëpunësit administrativ dhe mbështetës, parashihet qartë që punëdhënës në këtë marrëdhënie pune është udhëheqësi më i lartë administrativ i institucionit. Andaj, mendoj se njoftimi do të duhet t’i bëhej Sekretarëve/ZKA-ve. Kështu besoj greva do të ishte organizuar më mirë dhe ne i kishim kryer edhe përgjegjësitë tona”, thuhet në emalin e Spahiut.
Ai më tej thekson se “Po pretendoni që kemi keq lexuar nenin 18, paragrafi 1. Për këtë ju sugjeroj ta shihni: LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119.
Me plotësim ndryshimin që është bërë me Ligjin Nr. 04/L-119, është specifikuar kjo çështje dhe i është shtuar pasuesi për ndaljen e pagesës. Dispozita e plotës është si në vijim:
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.
Për këtë, nëse keni dilema e keni të bashkëngjitur linkun e Gazetës Zyrtare, si në vijim: Ju lutem e verifikoni. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2701
Neve nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim disiplinor dhe jemi të vetëdijshëm për nenin 13, paragrafi 1, ku shumë saktë keni cituar edhe ju. Por, neve e kemi obligim ligjor që të identifikojmë cilët zyrtarëve duhet t’i pezullojmë kontratat, për të mos kërkuar punë prej tyre dhe për t’i mos i paguar gjersa janë në grevë. Kërkesa ime ka qenë në këtë drejtim, dhe ju kam lutur që të mos kemi keqkuptim për këtë. Por po shihet se çështja ka marrë kahje tjetër. Në fund, ju rikujtoj që unë jam shërbyes civil dhe nuk jam pjesë e politikave ditore. Këtë veprim e kam ndërmarrë duke qenë plotësisht i bindur që kam përgjegjësi ligjore për këtë, e me asnjë motiv tjetër. Ky nuk është pengim i grevës, por vetëm zbatim i ligjit”
Spahiu më tej i kërkon takim Sefajt që të qartësojnë këtë çështje.
“Nëse mendoni që një takim në mes nesh do të ndihmonte procesin, unë jam i hapur për diskutime më tutjeshme. Jam i hapur për takim që nga ky moment, kurdo dhe kudo që dëshironi. Edhe një herë po e them, nuk e cenojmë të drejtën e grevës, assesi. Por kujdesemi që të zbatohet Ligji për Greva, ashtu siç e kemi edhe me mandat ligjor, pasi që si ZKA kemi përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj. Me shumë respekt për ju dhe përpjekjen tuaj për avancimin e të drejtave të shërbimit civil”, thuhet në fund të emailit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët