LAJMI I FUNDIT:

UEFA me ‘dorë të hekurt’ mbi klubet italiane: Juve, Inter, Milan dhe Roma mësojnë dënimet që mund t’i marrin

UEFA me ‘dorë të hekurt’ mbi klubet italiane: Juve, Inter, Milan dhe Roma mësojnë dënimet që mund t’i marrin

Sipas gazetës La Repubblica, Juventus dhe Milan do të gjobiten nga UEFA për shkeljen e rregullave financiar, ndërsa Interi dhe Roma mund të përballen me kufizime transferimi.

The Times raportoi të martën se UEFA po përgatitet të shpallë sanksione kundër klubeve që nuk iu përmbahen parametrave të Fair Play-it Financiar, duke përfshirë Interin, Juventusin dhe Romën.

Sipas raportimit, Juventusi refuzoi të negociojë një marrëveshje zgjidhjeje me UEFA-n, kështu që mund të përballet me një dënim më të rëndë.


Mësohet se sa miliona do t’i paguajë Milani, UEFA-s për shkelje të rregullit financiar
Lexo po ashtu Mësohet se sa miliona do t’i paguajë Milani, UEFA-s për shkelje të rregullit financiar

Megjithatë, Il Corriere dello Sport citon burime të klubit që thonë se Juventus ka biseduar me UEFA-n dhe janë të bindur se dënimi nuk do të jetë shumë i ashpër.

Sipas gazetës La Repubblica, Juventus dhe Milan do të gjobiten vetëm me 3 milionë euro, një milion më shumë se Milani, i cili ka të ngjarë të paguajë 2 milionë euro. UEFA do të gjobisë klubet e tjera evropiane si PSG dhe Marseille, thuhet në raportim.

Gjigantët e La Ligës, Serie A dhe Ligës Premier po hetohen nga UEFA - priten sanksione të ashpra
Lexo po ashtu Gjigantët e La Ligës, Serie A dhe Ligës Premier po hetohen nga UEFA - priten sanksione të ashpra

Ndryshe duket situata për Interin dhe Romën, të cilët së shpejti do të finalizojnë negociatat me UEFA-n.

Në bazë raportimit, Interi dhe Roma mund të duhet të përfundojnë afatin e ardhshme të transferimeve të verës me një fitim neto, duke filluar një rrugë për të arritur rezultatin dhe për të balancuar librat. Negociatat që përfshijnë Interin, Romën dhe UEFA-n thuhet se do të përfundojnë për rreth 10 ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori