LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës do t’u vendos çipa qenve endacakë, Musliu ankohet se po vijnë nga qytetet e tjera

Komuna e Prishtinës do t’u vendos çipa qenve endacakë, Musliu ankohet se po vijnë nga qytetet e tjera
Foto: Arkiv

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka thënë se kanë nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacak.

Musliu në një deklaratë për EO ka paralajmëruar se Komuna do të bëjë blerjen e çipave që do tu vendosen qeneve.

Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera.


Po ashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 lote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”.

“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operator. Si master-plan për trajtimin e qenve endacak është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musliu.

Ai ka folur edhe për problematikën me mbeturinat në kryeqytet.

Sipas tij, problemet më të mëdha e kanë pasur me ndërmarrjen “Pastrimi”, duke e shkarkuar edhe kryeshefin e kësaj kompanie për mos kryerjen e detyrave.

Mes tjerash, Musliu potencoi se paguajnë 4 milionë euro në vit për grumbullim të mbeturinave prandaj edhe do të merren më këtë ndërmarrje, raporton EO.

“Problemet që kemi pasur i kemi trashëguar me ndërmarrjen Pastrimi. Së fundmi kemi marrë një vendim dhe kemi shkarkuar kryeshefin për shkak të kësaj performance. Ne paguajmë 4 milionë euro në vit për shërbim për grumbullim të mbeturinave. Komuna merr përsipër edhe inkasimin që ndërmarrje të mos penalizohet”.

“Deponia disa herë i ka mbyll dyert për ndërmarrjen Pastrimi për shkak të borxhit që nuk ka mbërritur të paguajë. Tash jemi duke bërë riorganizim të ndërmarrjes. Pjesa urbane është duke ecur më mirë sa i përket stabilizimit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori