Në Vlorë u mbajt këtë fundjavë një konferencë shkencore mjekësore për kancerin e prostatës ku morën pjesë tre profesorë të njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe mjekë nga Shqipëria dhe Kosova.
Konferenca solli përvojën amerikane të trajtimit fokal të kancerit të prostatës, e cila synohet të aplikohet edhe nga urologët nga Shqipëria dhe Kosova.
Në një mjedis mjekësh nga Shqipëria dhe Kosova, të mbledhur në Vlorë, Profesor Shpëtim Telegrafi i Departamentit të Urologjisë në shkollën mjekësore Grossman të Nju Jorkut është ideatori i një konference ndëkombëtare për kancerin e prostatës.
Doktor Telegrafi që jeton e punon prej viteve nëntëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur të ndajë përvojën me kolegët shqiptarë së bashku me Profesorin amerikan Herbert Lepor, një emër i njohur i mjekësisë botërore në trajtimin e kancerit të prostatës, tek mbi pesë mijë pacientë, si dhe bashkëshorten e tij, urologen pediatre Helene Shapiro.
Profesor Telegrafi thotë se krahas synimit për të sjellë përjekjet që bëhen sot për zhvillimin e urologjisë, konferenca është një ndihmë konkrete për mjekët nga Shqipëria dhe Kosova.
“Ne synojmë që mbi të gjitha këto aktivitete të jenë konferenca pune ku njerëzit për aq kohë sa janë , 2 apo tre orë , të mësojnë diçka që nesër t`u shërbejë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Kualiteti i referimeve nga këta eminenca të mjekësisë botërore është shumëi i lartë, i padiskuteshëm, por ajo që më befason mua është si e pret audienca këtë dhe sa ajo është e gatshme t`i marrë, t`i përthithë këto informacione. Nuk është suprizë për mua si shqiptaro- amerikan të shoh që konferenca i përpin në moment informacionet”, thot.
Ndërsa Profesor Lepor flet thotë se 40 vitet e fundit, pasioni i tij ka qenë të shohë mënyra të reja për te përmirësuar testimet, kapjen në kohë dhe trajtimin e kancerit të prostatës.
“Është gjithmonë një mundësi e shkelqyer te ndaj disa nga keto arritjet e fundit të shkencës me kolegët e mi, të cilët gjatë viteve jane bërë shokët e mi”, thotë doktor Lepor.
“Shpesh kanceri i prostatës edhe kur është i kurueshëm, nuk shkakton simptoma. Është shumë e rëndësishme që pacientët të kontrollojnë antigjenin specifik të prostatës (prostate-specific antigen). Sidoqoftë, ky testim ka mjaft kufizime sepse shpesh kërkon për pacientët të kryejne biopsinë edhe kur nuk është e nevojshme për shumë prej këtyre pacientëve të kryejnë biopsinë. Shumë prej pacientëve që i nënshtrohen biopsisë së prostatës nuk rezultojnë me kancer të prostatës. Ne jemi përpjekur të gjejmë një mënyrë më të avancuar për të testuar, diagnostikuar, edhe kuruar pacientet, në mënyrë më efikase. Qëllimi ynë ështe në testimin e pacientëve, dhe në të njëjtën kohë mos t`i detyrojmë të gjithë pacientët të kryejnë biopsinë kur nivelet e antigjenii specifik të prostatës janë të larta. Burrat që kanë antigjen të lartë, tani i trajtojmë me biomarkers dhe rezonancë manjetike për të verifikuar kancerin përpara se të kryejmë biopsinë”.
Kanceri i prostatës është numri dy për vdekjet kanceroze në Amerikë dhe jam i sigurtë, thotë më tej zoti Lepor, që është e njëjta gjë edhe në Shqipëri.
“Arritja më e madhe në trajtimin e kancerit të prostatës është terapia fokale. Kjo terapi fokusohet në trajtimin e pjesës së prostatës të infektuar nga kanceri duke eliminuar nevojën për të bërë prostaktomi radikale (heqje të prostatës) ose trajtim me rreze. Aktualisht terapia fokale nuk ofrohet në Shqipëri apo Kosovë. Unë shpresoj që të kem frymëzuar koleget e mi të bëhen pjesë e udhëtimit tim dhe të inkurajoj kolegët e mi të konsiderojnë këte metodë të re për të trajtuar kancerin e prostatës”, thotë zoti Lepor.
Edhe doktor Telegrafi e vlerëson mjekimin fokal të kancerit të prostatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikëas si një përvojë që mund të shtrihet edhe në Shqipëri.
“Heqja radikale totale e prostatës ka suksesin e vet por ka edhe pasoja që duhen marrë paarsysh. Sot siç referoi doktor Lepor ka filluar mjekimi fokal i kancerit të prostatës që bëhet më herët, që është më i sigurtë, që bëhet pa diskutim në pacientë të zgjedhur që mund të bëjnë këtë ndërhyrje, apo duhet të shkojnë drejt heqjes totale të prostatës. Në SHBA ka rezultate të jashtëzakonshme”, thotë ai.
Pas kësaj konference shkencore që mbahet për të dytin vit në Vlorë, zoti Telegrafi thotë se përpjekjet do shkojnë edhe më tej .
“Është viti i dytë që po e bëjmë këtë konferencë në Vlorë, është një traditë që unë personalisht me mbështetjen e drejtuesve lokalë dhe shoqatave kombëtare të urologëve në Shqipëri dhe Kosovë të mund ta vazhdojmë çdo vit. Gjithashtu do organizojmë disa kurse intensive që janë akoma më të mira për mjekët lokalë, unë do filloj personailsht me spitalin e Vlorës dhe do të shohim edhe më tej shtrirjen e tyre në spitale apo qytete të tjera”.
Kryetari i shoqatës së urologëve të Kosovës Doktor Bujar Frangu thotë se konferenca të tilla janë mjaft të dobishme për marrjen e informacionit shkencor.
Sipas tij edhe me Shoqatën shqiptare të Urologëve që drejtohet nga doktor Arian Galiqi synohet të shkohet drejt bashkëpunimeve të qëndrueshme me qëndrim të specializantëve në klinikat reciproke dhe në operacione të përbashkëta kirurgjikale.
“Për momentin jemi vetëm në aktivitete shkencore, por ne po shpresojmë edhe me doktor Gëzimin që drejton shoqatën shqiptare të urologëve të kemi operacione të përbashkëta në klinikat si në Shqipëri dhe Kosovë”.
Drejtoresha e Spitalit te Vlorës Bruna Mersini thotë se shpesh spitalet bënin konferenca të tilla dhe traditat ka nisur të zbehet.
Konferenca shkencore në Vlorë u mbështet nga disa kompani farmaceutike në fushën e urologjisë, një hap që vlerësohet nga rrethet profesionale të mjekëve si një mundësi që biznesi i jep shkëmbimit të mendimit shkencor./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje