LAJMI I FUNDIT:

Besoni apo jo, CNN ka videon e gatshme që do të transmetohet në prag të fundit të botës

Besoni apo jo, CNN ka videon e gatshme që do të transmetohet në prag të fundit të botës

CNN ruan një video që planifikohet të transmetohet pak çaste para fundit të botës.

Në fakt, themeluesi i CNN, Ted Turner, qysh në vitin 1980 në fillimin e punës të kësaj shtëpie mediale, ka deklaruar se punonjësit planifikojnë të transmetojnë live fundin e botës – dhe se ajo do të jetë ngjarja e fundit që ata do ta mbulojnë, transmeton Telegrafi.

“Himnin kombëtar do ta intonojmë vetëm një herë – pra më 1 qershor të vitit 1980, kurse kur të vjen fundi i botës – do të lëshojmë “Nearer My God To Thee”, pati thënë Turner.


Videoja quhet “Turner Doomsday Video”, dhe shfaq këngën krishtere “Nearer My God To Thee”. Atë performancë e realizon orkestra e ushtrisë amerikane.

Thashethemet për ekzistimin e kësaj videoje filluan të përhapen në vitin 1988, pasi që The New Yorker publikoi artikullin që e përshkruan në detaje.

Megjithatë, kopja e videos është e qasshme për opinionin nga viti 2015. Atë e publikoi gazetari i paemëruar i Jalopink. Ai pretendon se kopjen arriti ta sigurojë në vitin 2009 derisa po mbante praktikë në CNN. /Telegrafi/