Gjatë ditës së martë një 14-vjeçar nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ka humbur jetën si pasojë plagëve të marra nga therja me thikë nga një moshatar i tij.
Edhe pse ngjarja kishte ndodhur rrugës për në shkollë dhe jo brenda ambientit të shkollës, disa nga prindërit e fëmijëve të intervistuar nga Telegrafi mendojnë që faji për këtë duhet t’iu adresohet vetë prindërve.
Qytetari Valon Morina thotë se 60 deri në 70 % të fajit që po ndodhin incidente të tilla është për faktin se po mungon bashkëpunimi mes prindërve dhe fëmijëve.
“Unë jam prind vetë e kam vajzën në klasën e gjashtë, gjatë përvojes simë në këshill dhe mbledhje të shkollës mendoj që në siguria nuk është edhe në nivelin e duhur. Por porblemi tjetër është tek prindërit sepse nuk është obligim i imi vetëm t’ia jap çantën vajzës ose djalit dhe dërgoje në shkollë. Mirëpo ne si prindër duhet të kemi bashkëpunim me polici dhe me staf të shkollave me shumë. Sepse unë mendoj që 60 deri 70% i ka fajet prindi, pastaj vijnë të tjerët.Përderisa unë si prind nuk e di se ku e kam vajzën bije fjala ose se çfarë është duke bërë, pastaj këto raste ndodhin. Po shpresoj se ky rastin me 14 vjeçarin të jetë i fundit por nuk po doket të jetë i tillë”, pohoi Morina.
Mendim të njëjtë me Morinën e ka edhe gjyshi Shyqri Nici, ai thekson faktin që po mungon edukata familjare.
Tutje Nici shtoi se ndjehet shumë i pikëlluar kur sheh raste të vrasjes mes të rinjëve sepse sipas tij me shumë mund ata po i rrisin e pastaj po iu vdesin për shkak të pa kujdesisë për ta.
“I kam 10 nipër dhe mbesa, e jahstëzakonisht mu ka dhimbur ky rasti me 14 vjeçarin por po mendoj që shteti nuk ka faj prindi duhet ta kontrollojë fëmijun e tij se çfarë ka në çantë, çfarë po merr me vete ai/ajo në shkollë. Polici nuk mund t’i rrijë një nxënësi mbrapa gjatë gjithë kohës dhe nuk ka mundësi. E për këtë së pari çdo prind duhet ta edukojë fëmijën e vet nipërit apo mbesat e veta. Shumë jam mërzitur për 14 vjeçarin si të ishte fëmijë i imi sepse ne me shumë mund po i rrisim ata. Prandaj prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre”, u shpreh Nici.
Ndërkaq në anën tjetër qytetarja Fatmire Duraku, mendon që i gjithë faji për këtë gjendje të pa sigurisë bije mbi supet e qeverive të mëparshme.
“Deri dje kam mendu ndryshe për sigurinë nëpër shkolla mirëpo pas rastit të djeshëm nuk mundem të të them se ka. Kjo sepse askund nuk ka roje nëpër shkolla vetëm staf teksnik që përkujdesen për pastërtinë. Unë vajzën e kam në shkollën “Elena Gjika”, aty nuk ka sigurim me sa e di unë dhe që do të duhej të përkujdesej për ndodhitë në shkollë. Faji qëndron tek pushteti i mëparshëm sepse që nga shpallaj e pavarësisë e këndëj është punuar shumë pak sa i përket arsimit”, thotë ajo.
Kurse për Asdren Gashin, këto fenomene të këqija po ndodhin edhe për shkak të rrjeteve sociale nga të cilat sipas tij po merren këta shembuj jo të mirë.
Sipas Gashit në krahasim me të kaluarën tani siguria në shkolla është më prezentë.
“Kohët e fundit janë ndërmarrë disa hapa për sigurinë në shkolla fillore dhe të mesme por prapë se prapë kjo po mbetet mister. Sepse po marrin mjete të rrezikshme me vete por prap se prapë më mirë sesa ka qenë më herët tani është më në nivel. Prindërit janë fajtor sepse nuk e kontrollojnë fëmijën e tyre se çfarë po bënë ata nëpër rrjete sociale sepse aty po i marrin shembujt, jo të mirë”, deklaroi Gashi.
Këngëtari, Visar Peja, thotë se nuk ka siguri nëpër shkollat e Kosovës, sipas tij prindërit janë ata që duhet të marrin përgjegjësi për fëmijët e tyre.
“Mua nuk ma merr mendja që ka siguri nëpër shkolla fatkeqësisht përkundër faktit që ndodhi rasti i fundit. Duhet pasur parasysh që nëpër oborret e shkollave hyjnë qenë endacak dhe e rrezikojnë sigurinë e fëmijëve mos të flasim për një siguri të llojit tjetër. I gjithë faji sipas meje qëndron tek familja nuk ka ra arsimi tek ne, sa ka ra familja. Unë ju kisha bërë apel prindërve të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e vet. Sepse ne i kemi lindur këta, fëmijët nuk na kanë dërguar ftesë për me i lindë dhe patjetër që duhet të kemi përgjegjësi ndaj tyre, sepse familja është vendi kryesorë ku fëmija fillon edukatën”, përfundoi Peja.
Lidhur me këtë psiko-terpeuti Yll Avdijaj, ka thënë se problemet të cilat ndodhin në mes nxënësve brenda shkollës, gjithnjë duhet adresuar hierarkisë së institucionit përkatës (mësimdhënësit, drejtorit, psikologut të shkollës, etj).
“Po ashtu për këto problem duhet mbajtur kontakte dhe duhet njoftuar që të jenë në dijeni edhe prindërit në mënyrë që këto dukuri të parandalohen dhe të mos eskalojnë. Shkolla duhet të kenë masa disiplinore dhe kontrolluese ndaj nxënësve në mënyrë që të parandalojnë dhe të mos lejojnë futjen e gjërave të dyshimta brenda institucionit shkollor si: armët e zjarrit, armët e ftohta, drogë dhe gjëra tjera të dyshimta që janë ilegale dhe të papranuara për statusin e nxënësit”, potencoi Avdiaj për Telegrafin.
Ndryshe, vetëm në vitin 2021 në shkollat e Kosovës raportohet të kenë ndodhur mbi 400 incidente. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!