LAJMI I FUNDIT:

Apple ndalon shitjet në Rusi

Apple ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti i teknologjisë Apple ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi, ka njoftuar kompania.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve reuters.

Shërbimi ukrainas i BBC-së raporton se konsumatorët në Rusi që përpiqen të blejnë një iPhone, orë ose MacBook në faqen e internetit të kompanisë priten me një mesazh që thotë se dorëzimi i mallrave është i pamundur.


Lëvizja e Apple vjen pasi zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov zbuloi në fillim të kësaj jave se i kishte dërguar një letër kryetarit të kompanisë Tim Cook duke kërkuar që Apple të bllokohej nga Rusia.

Ndryshe, shumë kompani teknologjike kanë ndalur shërbimet e tyre për shtetin ruse duke përfshirë Google dhe Youtube. /Telegrafi/