LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e derivateve në rritje të vazhdueshme

Çmimet e derivateve në rritje të vazhdueshme

Agresioni rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.

Ekspertët presin përshkallëzim negativ ekonomik, ndërsa qytetarët ankohen për çmime të larta. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 0.6 centë në litër.

Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet kanë shkuar deri në 1 euro e 42 centë.


Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 60 centë. Ai thotë për KP se në 20 vjetet e fundit çmimet e karburanteve nuk kanë qenë më të larta se tani.

Madje sipas tij, këto çmime janë duke u rritur në mënyrë ekstreme. Teksa bën të ditur se marzha e fitimit të naftëtarëve nuk është më shumë se 5 centë për litër.

“Sa i përket çmimeve të derivateve kuptohet se Ukraina dhe Rusia kanë ndikuar. Kjo luftë e tmerrshme e cila është duke ndodhur për fat të keq ka ndikuar edhe në sektorin e naftës. Çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme. Vetëm mbrëmë kemi pasur rritje 60 dollarë në ton.

Çka do të thotë se rritja e çmimeve nuk po ndodhë vetëm tek ne në Kosovë, por në tërë botën… Çmimet sot aktualisht sillen nga 1.31 centë deri 1.40 centë për naftë, benzina deri 1 euro e 42 centë… Trendi i çmimeve kështu siç po ndodhë do të arrijë deri në 1 euro e 60 centë për litër naftë. Kjo te ne kur ndodhë, ky çmim në Shqipëri, Serbi dhe në shtet në regjion do të bëhet mbi 2 euro”, thotë Berjani.

Profesori Nagip Skënderi thotë për Kp se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pashmangshëm se do të ketë ndikim në ekonominë e Kosovës, me rritje të çmimeve.

Përveç naftës, profesori nuk përjashton mundësinë që të ketë rritje të çmimeve edhe tek produktet e grurit, metaleve dhe të tjera.

“Pasojat ekonomike janë të pashmangshme edhe në shportën e konsumatorëve, në anën tjetër për derivatet e naftës veçse ka filluar të ketë një rritje marramendëse të çmimeve.

Këto çmime tash pothuajse janë në nivelin e barabartë me vendet e Bashkimit Evropian, në Gjermani dhe Austri, e nga ana tjetër standardi jetësor i popullatës sonë është shumë mbrapa këtyre standardeve tjera evropiane.

Kështu pashmangshëm se kjo do ta çojë një mosefikasitet ekonominë e Kosovës, në një rënie të këtyre produkteve elementare dhe këto do të ndikojnë në mënyrë të dukshme edhe në jetesën e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

Profesori Skënderi pret që ekonomia e Kosovës të përshkallëzohet negativisht si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Ekonomia e Kosovës pritet të përshkallëzohet negativisht në këtë periudhë, respektivisht ajo e cila është e varur në mënyrë totale nga importi, ku do të kemi një ngritje të papërballueshme të nivelit të çmimit, që në fakt edhe bizneset nuk mund t’i fajësojmë në këtë moment, sepse për do të duhej të kishte një përkrahje me subvencione nga ana e institucioneve të Kosovës. Në këtë moment mendoj se qeveria do të duhej shpejt të merret me këto çështje”, thotë ai.

Qytetari Ali Konjusha thotë se çmimet e naftës janë të papërballueshme për të. Ai shprehet se nëse nuk hiqet akciza për naftën, tokat bujqësore do të mbesin djerrina.

“A janë çmimet e shtrenjta? Të naftës a, boll. Si nuk janë shtrenjtë me këto paga. Duhet të intervenojë shteti, të hiqet akciza. Përndryshe, nuk e di si ia dalin populli me këtë shtrenjtim kështu. Po pritet ende të shtrenjtohet, kështu që nuk janë të përballueshme, shumë janë ngritur, nafta përpara ka qenë 0.80 deri 0.90 centë tash ka arrit diku deri 1.40… Duhet të bëhet një zbritje për bujqësi, ato çka janë më prioritare, kështu nafta për bujqësi është shtrenjtë, kanë me mbetur arat thatë”, tha ai.

Po kështu shprehet edhe qytetari Fidan Rexhepi, i cili krahason këto çmime me Gjermaninë. Ai tregon se ka paguar deri 1 euro e 47 centë për një litër naftë në disa vende të caktuara.

Ndërkaq, edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar pasoja ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

“6 pasoja ekonomike te luftës ne Ukrainë: Rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit te gazit, rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e çmimit te drithërave, rritja e çmimit te aluminit dhe çelikut, rrjedhimisht rritja e kostove ne sektorin e ndërtimit dhe rritja e kostove te transportit”, ka shkruar ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori