LAJMI I FUNDIT:

Mourinho me fshesë në dorë, ka larguar plot 20 futbollistë që nga ardhja e tij në Romë

Mourinho me fshesë në dorë, ka larguar plot 20 futbollistë që nga ardhja e tij në Romë

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës në verën e vitit 2021 dhe synon që të këtë sukses me këtë skuadër.

Përkundër që nuk është në garë për titullin e kampionit, Mourinho po synon që ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për vitet e ardhshme.


Por që nga ardhja e tij në Romë, Special One ka larguar shumë futbollistë që nuk ishin të nevojshëm në klubin kryeqytetas.

Disa nga futbollistët e larguar nuk luanin kurrë, por që paguheshin mirë dhe refuzonin largimin nga Olimpico.

Megjithatë fshesa e Mourinhos ka qenë e madhe nga Roma, pasi tekniku portugez ka larguar plot 18 futbollistë.

Alessandro Florenzo, Pau Lopez, Cengiz Under, Borja Mayoral, Mirko Antonucci, Steven Nzonzi, Pedro, Edin Dzeko, Bruno Peres, Juan Jesus, Federico Fazio, Justin Kluivert, Gonzalo Villar, Bryan Reynolds, Riccardo Calafiori, Robin Olsen, Ante Coric, Javier Pastore, Antonio Mirante dhe Zan Celar janë të larguarit e Mourinhos.

Disa nga lojtarët janë huazuar në ekipe të ndryshme derisa disa të tjerë janë shitur përfundimisht.

Pas largimeve të shumta, Special One ka arritur që në ekipin e parë t’i marrë disa nga lojtarët e rinj të akademisë si Filippo Tripi, Edoardo Bove, Nicola Zalewski, Ruben Providence dhe Afena-Gyan ku disa nga ta tanimë kanë debutuar në Serie A e Ligën e Konferencës.

Pasi triumfi në kampionat duket thjeshtë i pamundur, Special One synon që me Romën të fitojë trofetë tjerë si Liga e Konferencës ose Kupa e Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori