LAJMI I FUNDIT:

Cardi B dhe Offset nuk bien dakord se si ta veshin djalin e tyre

Cardi B dhe Offset nuk bien dakord se si ta veshin djalin e tyre

Cardi B është një ikonë e e stilit, por në veshjet për fëmijët e saj mund t’i duhet pak ndihmë – të paktën sipas bashkëshortit të saj Offset.

Në fillim të kësaj jave, reperët bënë një udhëtim në Target, ku krijuesja e hitit “WAP” ra në dashuri me një aksesor të mundshëm për djalin e tyre tre muajsh.


Në një video të shpërndarë në Instagram Stories, Cardi i dhuron bashkëshortit të saj, 30 vjeç, një kapelë ngjyrë hiri me madhësi të vogël, vetëm që ai ta kundërshtoj menjëherë idenë.

“Oh jo”, tha reperi i Migos. “Unë nuk ia vë atë djalit tim … Do ta bëj djalin të duket si Ne-Yo!”.

Cardi eci përpara dhe pyeti më pas: “A nuk është e lezetshme kjo?”, duke mbajtur në dorë një veshje me pantallona të kuqe dhe këmishë të kaltër. Këtë herë, bashkëshorti i saj e krahasoi pamjen me diçka që do të vishte Carlton Banks “The Fresh Prince of Bel-Air’s”.


Cardi mirëpriti djalin e saj në fillim të shtatorit – dhe nëse ai është si motra e tij më e madhe Kulture, 3 vjeç, së shpejti do të ketë plot diamante verbuese.

Përveç diamanteve të bollshme, më e madhja e çiftit zotëron edhe çanta luksoze nga Hermes, Chanel , Dolce & Gabbana dhe Dior, madje ka pozuar në veshjet e stilistëve me nënën e saj të famshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Orgazma klitorale: Udhërrëfyese për “punë dore”

Orgazma klitorale: Udhërrëfyese për “punë dore”

Në çift
Kalo në kategori