LAJMI I FUNDIT:

Avokati Kërveshi: Aktgjykimi për Elezajn nuk mbështetet në asnjë provë, Apeli do t’i japë epilog meritor kësaj sage të drejtësisë

Avokati Kërveshi: Aktgjykimi për Elezajn nuk mbështetet në asnjë provë, Apeli do t’i japë epilog meritor kësaj sage të drejtësisë
Foto: Arkiv

Kujtim Kërveshi, avokati i kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar sot pas dënimit të Elezajt me katër mijë euro për punësimin e vajzës së tij.

Kërveshi në një postim në Facebook shkruan se ky aktgjykim i këtij trupi gjykues nuk mbështet në asnjë provë dhe as ky dënim me gjobë nuk është i pranueshëm sepse sipas tij, Elezaj nuk ka kryer veprën penale me të cilën është shpall fajtor.

Lexoni të plotë postimin e Kërveshit:


“Për gjitha palët e interesuara,

Jam njoftuar se trupi gjykues i Gjykatës Themelore ne Peje sot ka shpallur aktgjykim me të cilin klienti im, z Zenun Elezaj, Kryetar i Komunës se Klinës është shpallur serish fajtor, por tani me një dënim më të ulët, atë me gjobë prej 4000 euro.

As ky aktgjykim i këtij trupi gjykues nuk mbështet në asnjë provë, siç nuk është mbështetur as herën e pare kur z.Elezaj është shpallur fajtor, dhe edhe ky aktgjykim është në kundërshtim të plote tani edhe me sugjerimet e Gjykatës së Apelit e cila ka prishur aktgjykimin paraprak të këtij trupi gjykues dhe ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë se çfarë prova dhe dëshmi duhet të sigurohen.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dënohet me 4 mijë euro për punësimin e vajzës së tij
Lexo po ashtu Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dënohet me 4 mijë euro për punësimin e vajzës së tij

Trupi gjykues në rigjykim i ka dëgjuar dy dëshmitarët sipas sugjerimit të Gjykatës së Apelit dhe dëshmitë e dy dëshmitareve kanë qenë shfajësuese për z Elezaj.

Si mbrojtës nuk mund ta pranoj standardin e vendosje së këtij trupi gjykues.

Për ne asnjë dënim, as ky me gjobë nuk është i pranueshëm sepse z.Elezaj nuk ka kryer veprën penale me të cilën është shpall fajtor dhe se jemi të bindur se Gjykata e Apelit do t’i jap epilog meritor kësaj sage të re të drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori