LAJMI I FUNDIT:

Scarlett Johansson padit Disneyn lidhur me filmin “Black Widow”

Scarlett Johansson padit Disneyn lidhur me filmin “Black Widow”
(Foto: Screenshot/YouTube/Marvel Entertainment)

Aktorja hollivudiane, Scarlett Johansson, e cila luan Natasha Romanoff në ‘universin’ Marvel, ka vendosur të padisë Disneyn për shkeljen e marrëveshjes për premierën e filmit “Black Widow”.

Mediat amerikane shkruajnë se 36-vjeçarja ka ngritur padi në një gjykatë në Los Angeles, duke deklaruar se Disney shkeli një marrëveshje të rëndësishme duke publikuar njëkohësisht filmin në platformat transmetuese dhe në kinema.


Aktorja deklaroi në padi se paga e saj lidhej ekskluzivisht me shfaqjen e filmit në kinema, domethënë se në kontratë nuk thuhej se filmi do të publikohej në platformat transmetuese në të njëjtën kohë.

Pati premierën e filmit pak ditë më parë, Scarlett Johansson nuk e ka ndërmend të rikthehet sërish në rolin e Natasha Romanoff
Lexo po ashtu Pati premierën e filmit pak ditë më parë, Scarlett Johansson nuk e ka ndërmend të rikthehet sërish në rolin e Natasha Romanoff

Disney u përgjigj se këto procese gjyqësore ishin të pabazuara dhe se publikimi i filmit në platformat transmetuese i ka sjellë më shumë përfitime Johanssonit: “Kjo ka rritur mundësinë e fitimeve të saj shtesë, pasi ajo tashmë është paguar 20 milionë dollarë”.

Kujtojmë që “Black Widow” u shfaq premierë në fillim të korrikut të këtij viti dhe fitoi 60 milionë dollarë në nivel global, ndërsa në Shtetet e Bashkuara fitoi një shtesë prej 80 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori