LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup sot mbahet Forumi i parë Ekonomik – pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varhelyi

Në Shkup sot mbahet Forumi i parë Ekonomik – pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varhelyi

Sot, me fillim prej orës 09:00 në Shkup do të mbahet Forumi i Parë Ekonomik.

Në ngjarje paraqitje do të ketë kryeministri Zoran Zaev.

Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhelyi i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.


Gjithashtu do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.

Nga QEveria e RMV-së thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.